Stankoviq: Pas Njëzet vitesh të gjitha tekstet shkollore në gjuhën shqipe

POSTOI: JUGPRESS 7 TETOR, 2020

BUJANOC-PRESHEVË-MEDVEGJË

Në Katalogun e Teksteve për këtë vit shkollor janë miratuar 59 libra shkollorë për mësimin që zhvillohet në gjuhën shqipe.

Këto libra shkollorë arritën nga Shqipëria ndërkaq Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë siguroi fondet që u alokuan në llogarinë e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve për pagimin e tarifave për 15 tekste shkollore, shtëpisë botuese “Albas” në shumën 1.080.000,00 dinarë.

Për librat e tjerë shkollorë është kujdesur Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.

Falë kësaj, pas njëzet vitesh nxënësit e shkollave fillore të cilët vijojnë mësimet në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë filluan vitin shkollor me të gjitha librat shkollorë në gjuhën e tyre amtare.

“Është bërë një hap i madh në realizimin e interesave të pakicës kombëtare shqiptar dhe aspiratës së tyre shumëvjeçare për të zgjidhur çështjen e librave shkollor “, thotë Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit koordinues për

komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai shtoi se kjo zgjidhje ishte zvarritur edhe për shkak të keqkuptimeve në lidhje me procedurat dhe vlerësoi se kjo çështje tani më i “takon së kaluarës “.

“Trupi koordinues ishte në hap me të gjitha zhvillimet rreth kësaj problematike deri sa vitin e kaluar filluam një takim dy-ditor me organet kompetente shtetërore dhe Këshillin kombëtar të Shqiptarëve me qëllim të  arritjes së një marrëveshje që çoi në zgjidhjen e kësaj çështje për të mirën e të gjitha palëve ”, tha Stankoviq.

Ai shtoi se nxënësit e shkollave fillore nga komuniteti shqiptar tani janë në gjendje

t’i ndjekin mësimet në të gjitha klasat në gjuhën e tyre dhe janë një nga tetë

bashkësitë nacionale që e ushtrojnë këtë të drejtë.

Librat shkollorë janë siguruar dhe harmonizuar me ligjet e Serbisë, me pjesëmarrje të plotë të përfaqësuesve nga ministria e linjës, Trupi koordinues dhe Këshilli kombëtar Shqiptar, tha Stankoviq dhe shtoi se kontributin e madh e dhanë ministritë e arsimit të Serbisë dhe Shqipërisë, gjatë një takimi të mbajtur mes dy ministrave në Bujanoc për të zgjidhur këtë problem.

“Ministria jonë e Arsimit ka formuar një Komision për të bërë ekspertizën

e cilësisë së dorëshkrimeve të librave shkollorë, të cilat janë importuar nga

Shqipëria”, shpjegoi Stankoviq.

Mungesa e librave shkollorë në gjuhën shqipe për shkollat ​​fillore dhe të mesme është theksuar prej kohësh si një nga problemet kryesore të shqiptarëve që jetojnë në jugun e Serbisë.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare