Mustafa për tekstet shkollore dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë

BUJANOC

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë Ragmi Mustafa, ka thënë për portalin informativ JUGPress se situata e teksteve shkollore në gjuhën shqipe është ndryshe nga vitet e kaluara,është bërë një progres por akoma nuk ka tekste për shkollat e mesme.

,,Mendoj se kemi bërë një progres të madh sa i përket teksteve shkollore për shkollat fillore dhe se kemi bërë një projekt të mirë që nxënësit e pakicës kombëtare shqiptare të marrin tekste shkollore.Jo vetëm që janë miratuar nga ministria,përkundrazi, përmes këtij projekti me Qeverinë e Kosovës këto tekste shkollore do ti ndajm falas”, ka thënë Mustafa dhe ka paralajmëruar se ,, për shkollat e mesme ende nuk ka tekste”:

,,Mendoj se me planin dhe programin e ri nuk kemi asnjë tekst të ri,dhe këtu duhet bërë një punë shumë e madhe që të sigurohen tekste edhe për shkollat e mesme,por duhet pasur parasysh edhe se ka disa plane dhe disa plane dhe programe të ndryshme që nuk përshtaten.Por, mendoj se cdo nxënës i pakicës shqiptare duhet të ketë të njëjtat të drejta si çdo nxënës tjetër në Sërbi”, tha ai.

Në pyetjen se si ai,si politikan i komunitetit shqiptarë e interpreton largimin e një numri të madh të njerëzve nga këto vende, nga Bujanoci dhe Presheva, në kërkim të punës dhe sigurisë ekonomike,Mustafa thotë se ,,problemet e vjetra nuk janë zgjidhur e as problemet e reja”.

,, Situata socio-ekonomike dhe perspektiva e të rinjve rrezikohet gjithnjë e më shumë.Kjo nuk ndodhë vetëm në Preshevë dhe Bujanoc, është gjithkund, mirëpo prek më shumë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.Veçanërisht, nëse mirret parasysh periudha pas vitit 2000,atyre që kanë studiuar në Prishtinë nuk i njihet akoma diploma,por e njëjta diplomë vlen në vendet e BE-së, shtoi ai.

Gjithashtu thotë edhe se ,, njerëzit janë në kërkim të një perspektive të re,ta gëzojnë lirinë e tyre individuale, por edhe të rrespektohen të drejtat e tyre”.

Mendoj se të qenit i barabartë dhe i lirësi të tjerët është edhe mënyra se si duhet të trajtohet Presheva,Bujanoci dhe Medvegja,përmes investimeve që ekonomia të zhvillohet,që njerëzit të mund të punojnë dhe të mbajnë familjet e tyre”, konsideron Mustafa.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i Këshillit Kombëtar me rastin e strategjisë së re dhe planit akcional për pakicat kombëtare,Mustafa thotë se ,, e kanë kundërshtuar edhe planin e vjetër akcional, kemi thënë se ai nuk i përshtatet realitetit dhe problemeve me të cilat përballen pakicat kombëtare, e posaçërisht pakica kombëtare shqiptare, duke marrë parasysh se marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Beogradit reflektojnë në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë”.

,, Mendoj se strategjia e re dhe plani i ri akcional janë të nevojshëm,koha ka arritur të vërtetojë se kjo nuk është ajo që kanë bërë një vit më parë.Mendoj se tani do të përballen me problemet reale dhe t’i japin mundësinë njerëzve t’i zgjidhin ato probleme dhe ta rregullojnë jetën e tyre si në gjithë botën”, shtoi Mustafa.

Këtë vit mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar dhe në pyetjen se a kanë filluar përgaditjet për këto zgjedhje, Mustafa thotë se ,, Këshlli Kombëtar Shqiptarë çdo ditë bën punën e tij”.

,,A do të ketë zgjedhje tani apo më vonë, ne do të bëjmë punën tonë për të cilën jemi zgjedhur para katër vitesh”, tha ai dhe shtoi se ,, zgjedhjet janë si një mundësi për partitë politike dhe për njerëzit që mirren me arsim,informim,kulturë dhe përdorimin e gjuhës të kyçen në përmirësimin e punës të vet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe që Këshilli Kombëtar të përmirësojë nevojat e komunitetit tonë”.

Gjithashtu ka shpjeguar se Këshilli Kombëtar Shqiptar punon sikur në Sërbi jetojnë vetëm 5.809 anëtarë të këtij komuniteti dhe për shkak të bojkotimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 është privuar nga buxheti dhe aktivitetet”.Por,mendoj se e kemi bërë më të mirën e mundshme dhe kemi zgjidhur disa probleme me të cilat është përballur komuniteti shqiptarë.Mendoj se mbledhja e radhës duhet të përfshijë edhe regjistrimin e ri të popullsisë,që të mos privohet në punën e ardhshme”, shtoi Mustafa.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare