Mitroviq: Rruga në tensione të reja

NGA AUTORI: JUGPRESS, 28 nëntor 2016
BUJANOC

Kryetari i Këshillit Komunal të SNS në Bujanoc dhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë, Nenad Mitroviq ka thënë sot për JUGpressin se ngritja e flamurit shqiptar në ndërtesën e komunës të Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar”, është mesazh për serbët dhe romët që jetojnë në komunën e Bujanocit, gjithsesi nuk është e mirë, dhe kjo çfarë po bëjnë shqiptarët është vetëm rrugë në tensione të reja”.

“Kjo nuk është e nevojshme, dhe unë mendoj se ata e bëjnë këtë vetëm për veten e tyre që tek zgjedhësit e vet të mbledhin disa poena të vogla”, konsideron Mitroviq dhe shton se “trendi nga viti në vit është më i vogël që pjesëtarë të komunitetit shqiptar vijnë dhe marrin pjesë në këtë ngjarje.”

“Mendoj se ky është mesazhi i qytetarëve të komunitetit shqiptarë të komunës së Bujanocit, për përfaqësuesit e partive politike shqiptare, se thjesht qytetarët e zakonshëm nuk janë më të interesuar për këto gjëra dhe se nga përfaqësuesit e vet kërkojnë që Bujanocit të zhvillohet ekonomikisht dhe se ne duhet të pajtohemi se Komuna e Bujanocit është një nga katër komunat më të varfëra në Serbi.

Para nesh janë Tutini, Bojniku dhe Presheva”, ka thënë Mitroviq, i cili mendon se të gjithë politikanët duhet t’u sigurojnë qytetarëve ‘mjedis ekonomik dhe zhvillimi ekonomik”.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare