Behluli: Shënimi i Ditës së Flamurit normal, por politikanët po shfrytëzojnë

NGA AUTORi: JUGPRESS, 28 nëntor 2016
BUJANOC
Pronari i Televizionit Spektri, Nexhat Behluli thotë për JUGpressisn se ai nuk sheh asgjë të pazakontë në shënimin e  sotëm të Ditës së flamurit shqiptar.

“Çdo gjë është normale. Edhe në vitet e kaluara ka qenë më normale. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, me emocione, dhe në një farë mënyre të lidhur patriotikisht me këtë ditë, e cila tek ata shkakton emocione edhe kur festojnë”, sqaron Behluli.

“Fakti që disa politikanë po përpiqen që ta shfrytëzojnë këtë ditë për disa interesa të tyre të përditshme politike, që përpiqen të organizojnë diçka, kurse nuk munden të nxjerrin në rrugë kaq shumë njerëz në këto ngjarje, kjo tregon se ata e kanë humbur kredibilitetin e vet dhe mbështetjen e qytetarëve të vet” konsideron Behluli.

Ai ka shtuar se edhe pse nuk ka më shumë qytetarë në momentet e ngritjes së flamurit shqiptar, shqiptarët nga jugu i Serbisë, secili në mënyrën e vet, e shënojnë këtë ditë në shtëpitë e veta, në ndonjë ngjarje në restorante dhe kafene. “Mendoj se liderët politikë shqiptarë në jug të Serbisë duhet të kenë të qartë se ata nuk mund të manipulojnë më me këtë, dhe se dështimet e veta ose besimin e humbur përpiqen në këtë mënyrë, përmes emocioneve të shqiptarëve ta kthejnë. Prandaj, ata bëjnë disa ngjarjet që t’i detyrojnë njerëzit të shkojnë pas tyre”. Sqaron Behluli.

Prati
Obavesti me o
guest
0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare