Këshillet kombëtare dhe mediat 


Këshilli Kombëtar Shqipëtar nuk ka një media në gjuhën shqipe
Këshilli Kombëtar i Bullgarëve është themelues i shtyp medias ” Novo bratstvo” dhe medias elektronike “
Nova radio televizija Bosilegrad”.
Informimi në gjuhën e pakicave kombëtare është një fushë nën kompetencat e këshilleve kombëtare.


Si është qëndrimi i tyre në këtë detyrë?
Slavisha Milanov, gazetar i portalit FAR

Këshilli kombëtar i pakicave kombëtare bullgare është themelues i shtyp medias ” Novo bratstvo” dhe
medias elektronike ” Nova radio televizija Bosilegrad”. Mediat e përmendura finansohen nga mjetet e
Këshillit kombëtar të pakicave bullgare, komunës së Bosilegradit dhe nga buxheti i Republikës së
Sërbisë. Mediat tjera që kanë programe në gjuhën bullgare nuk finansohen fare ose finansohen me
mjete shumë të thjeshta, mund të themi mospërfillëse.

Zoran Saitovic, redaktor i portalit mediatik Rominfo

Këshilli Kombëtar për pakicat rome është kompetent për informimin e komunitetit rom në Republikën e
Sërbisë në gjuhën rome. Me sa di unë, para dhjetë viteve kur Këshillin Kombëtar e udhëhiqte tashmë i
ndjeri Vitomir Mihajlovic, kanë pasur gazetën e tyre e cila është botuar një herë në muaj ose në tre muaj,
nuk jam i sigurt. Kjo ka qenë gjëja e fundit që Këshilli Kombëtar ka bërë.
Megjithatë, nuk jam në dijeni se a i mbështet mediat rome në teritorin e Sërbisë, kam kontaktuar kolegë
nga qytete dhe komuna tjera të cilët janë gazetar dhe kanë portalet e tyre dhe punojnë me agjenci të
tjera, në bazë të këtyre informatave Këshilli Kombëtar nuk e mbështet asnjë media rome në Sërbi.
Këshilli Kombëtar e ka mbështetur median tonë Rominfomedia në Leskoc në vitin 2020 gjatë koronës,
kur na thirrën dhe na transferuan 30 mijë dinarë. Nuk ishte për të ndihmuar mediat që të mbijetojnë në
atë periudhë krize, kto janë para që ndoshta edhe disa redaksi tjera rome i kanë marrë. Kjo është e gjitha
çfarë ka bërë Këshilli Kombëtar për mediat.

Ashtu është. E rëndësishme është që Këshilli Kombëtar t'i mbështes mediat rome dhe të
themeloj disa media që të promovojnë gjuhën e pakicave nacionale. Kjo është edhe detyra e mediave, të
punojnë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës, gjë që ne e bëjmë. Punojmë edhe në promovimin e arsimit,
gjithçka fillon nga media dhe nga ne gazetarët që e sjellim atë në publik.

E rëndësishme është që Këshilli Kombëtar të mbështesë
Media rome dhe krijimi i disa mediave që do të promovojnë gjuhën e minoritetit
në ajër. Kjo është edhe detyrë e mediave, të punojnë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës,
që ne bëjmë. Ne punojmë edhe në promovimin e arsimit, gjithçka fillon nga
mediat dhe ne gazetarët që do ta bëjmë publike.

Jeton Ismaili, redaktor i portalit FOLonline

Këshilli Kombëtar Shqipëtar është i vetmi këshill i pakicave kombëtare që nuk ka një media të tyren, e
mos të flasim për ndonjë formë të paraqitjes kulturore, për shembull: ndonjë shoqëri artistike kulturore
ose ndonjë teatër..
Këshilli Kombëtar Shqipëtar, në vend që të jetë organ i përfaqësimit të të gjithë shqipëtarëve në Sërbi, ai
shërben për interesat e partive që e përbëjnë shumicën në të. Komisionet aty nuk janë aspak
profesionale, por emërohen në bazë të përfaqësimit politik. Si rezultat i kësaj nuk janë në gjendje të
realizojnë asnjë projekt që do të ishte në interes të komunitetit shqipëtar.
Donacionet për bujqësi janë rezultat i vendimit të Qeverisë së Kosovës, sepse partitë që përbëjnë
shumicën në këshill nuk arritën të bien dakord rreth realizimit të konkursit për fushat në të cilat këshilli
është kompetent. Duke parë këtë, Qeveria e Kosovës vendosi që këto mjete të ndahen për bujqësi, në
vend se të ndahen për kulturë, informim ose arsimim. Kjo hasi në paknaqësinë e njerëzve që merren me
aktivitete për të cilat Këshilli Kombëtar Shqiptar është përgjegjës.
Por, kjo nuk mund të ndryshohej. Edhe pas shume deklaratave negative, mendoj që këtë vit mjetet do të
ndahen për bujqësi.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare