Ivanović: Ljudi prodaju kuće, nije sigurno ko kupuje

MEDVEDJA

 

Ljudi prodaju kuće , ali ne mogu da kažem ko kupuje. Možda i neki Srbin, Crnogorac, stranac, Albanac, kaže za Novu Našu reč Goran Ivanović, zamenik predsednika opštine Medvedja

 

 

JUGGpress: Gospodine Ivanoviću, kako funkcioniše lokalna vlast po vašoj oceni?

IVANOVIĆ: Mislim da za sada funkcioniše dobro, da koalicija u kojoj su SNS, SPS, PUPS, PDD i Grupa građana “Za Gornnju Jablanicu”, iz koje ja dolazim,  za sada jedinstvena i da idemo ka ciljevima da Medveđa ide u pozitivnom pravcu i boljem razvitku za sve građane.

 

JUGpress: Koji su, po vama, ključni problemi u Medveđi?

IVANOVIĆ: Ključni problemi datiraju još iz devedesetih, kada su počele fabrike, koje su radile u Medevđi da se zatvaraju. Osim rudnika do dan-danas nije ništa otvoremo. Ta nezaposlenost je najveći problem, kao i siromaštvo. MIslim da se vrlo malo ulaže u Medveđu da bi se ona razvijala.

JUGpress: Jedan od razvojnih šansi je trebala da bude i Fabrika peleta, u međuvremenu su se pojavili problemi sa tom fabrikom. Dokle se stiglo da i da li ima šanse za tu fabriku?

IVANOVIĆ: Mislim da ima šanse za to. Po onom što smo do sada radili, da se problemi neutrališu i da će budućnost ta fabrike biti u pozitivnom smeru. Bili su ljudi iz Slovenije , koji su prodali mašine opštini Medveđa. Zainteresovani su da uđu u fabriku. Mi smo sa njma potpisali ugovor, koji je Skupština opštine verifikovala. A i resorno ministarstvo je dalo saglasnost da se uđe u pregovore sa Slovencima i mislim da bi oni uskoro trebali da krenu sa proizvodnjom. Da li će odmah biti peleta ili nekog drugo proizvoda, videćemo, važno je da fabrika krene da radi.

JUGpress: Pogon “Niteksa”  u Medveđi je prodat. Šta očekujete, da li postoji nekakva mogućnost za oporavak “Niteksa” ovde, ili će,  možda,  ta fabrika biti prodata nekom drugom. Ili je, možda, kupljena u nečije ime,  o čemu se spekuliše?

IVANOVIĆ: Po onim pričama koje sam čuo, fabrika “Niteks”  je prodata za nekih 37 miliona, vlasnik je iz Beograda. Ja sam jednom razgovarao sa tim čovekom i mislim da je on spreman da fabrika ostane u njegovom vlasništvu i da bude otvorena i krene sa radom. Moža ne proizvodnja koja je ranije bila u “Niteksu” , ali, po njegovoj priči , 50 radnika bi bilo upošljeno. Da li će država pomoći ili će se naći neki strani investitor, mi o tome ništa ne znamo.

 

JUGpress: Kako ocenjujete nastojanje da se fakultet u Medveđi zatvori? Prošle godine nije upisivana prva godina, ove godine takodje, a taj fakultet je bila jedna šansa za Medveđu.

IVANOVIĆ: To ne bi trebalo da se desi, faklultet u Medveđi trebalo da radi. To bi bio razlog da mladi ne odlaze. A svaki student,  koji dođe sa strane,  je pozitivna stvar za opštinu Medveđa. Nadajmo se da će fakultet od sledeće godine početi opet da upisuje studente i da će ostati u Medveđi.

JUGpress: Verovatno ste već krenuli sa pripremom budžeta za narednu godinu. Kakav će biti taj budžet i šta će biti akcent u njemu?

IVANOVIĆ: Mi uvek kad spremamo budžet kažemo da ćemo ga usmeriti na privredu i poljoprivredu. Mislim da je to najveći akcenat,  da bi u opštini Medveđa trebalo da se oporavi privreda. Ali,  ponavljam da opština sama, bez pomoći države, to ne može da isfinansira. Ali, mi smo prošle godine imali pet, ove godine 10, a za sledeću godinu želimo da to bude 15 miliona dinara za poljoprivredu. Ljudi su ovde počeli da se bave poljoprivredom jer nema drugog posla. I mi kao lokalna samouprava želimo da tim ljudima što više izađemo u susret. Trebalo bi i što više novca odvojiti za preduzetnike, da mladi ljudi, ako nemaju drugi posao, da im opština pomogne da otvore neka mini-preduzeća. Bez oporavka privrede vrlo je teško opstati u Medveđi.

 

JUGpress: Da li se ponovo javlja problem odlaska stanovništva u Medveđi? Postoje različite informacije i od Srba i od Albanaca, da Srbi i Crnogorci sve više napuštaju Medveđu.

IVANOVIĆ: Mislim da ima i toga. Isti je problem i Srba, i Crnogoraca i Albanaca i Roma i svih u opštini Medveđa. Ako nema posla, ljudi odlaze za poslom u veće gradove i mesta, kako bi našli bolju egzistenciju . Ako se otvore fabrike, možda se neki i vrate.

JUGpress: Kako ocenjujete međunacionalne odnose u Medveđi, pre svega između Srba i Albanaca?

IVANOVIĆ: Mislim da međunacionalni odnosi su uvek bili korektni, da nije bilo preoblema na nacionalnoj osnovi. Mislim i da situacija s kraja 90-ih nije poremetila odnose i da to funkcioniše kako treba, nema svađe, nema mimoilaženja, problem je samo jedan zajednički – nezaposlenost.

JUGpress: Da li je tačno da sve veći broj Srba i Crnogoraca u Sijarinskoj Banji želi da proda svoje kuće Albancima?

IVANOVIĆ: Ljudi to prodaju, ali ne mogu da kažem ko kupuje. Možda i neki Srbin, Crnogorac, stranac, Albanac .Kupi  onaj ko ima para i ko misli da će banja da bude dobro mesto gde može da živi, on će to kupiti. Nikom ne možete zabraniti da proda, niti nekom zabraniti da kupi , ako to želi.

JUGpress: Da li lokalna samouprava ima informaciju šta se dešava sa Sijarinskom  banjom? Ona je trebala da bude prodata, međutim s tim se zastalo, a to je vama veoma važan segment.

IVANOVIĆ: Mi se borimo da ostane kao što je sada, da se ne prodaje jer to je izvor prihoda i za banju i za opštinu Medveđa. Ne bilo dobro prodati, privatizovati, jer je to veliki izvor prihoda za opštinu Medveđa.

 

Ivanoviq: Njerëzit i shesin shtëpitë, nuk është e sigurt kush blenë
NGA AUTORAI: JUGPRESS, 19 tetor 2016
MEDVEGJË

 

Njerëzit i shesin shtëpitë, por nuk mund të them se kush i blenë. Ndoshta edhe ndonjë serb, malazez,

i huaj, shqiptar, thotë për JUGpressin, Goran Ivanoviq, nënkryetar i Komunës së Medvegjës

 

JUGpress Z. Ivanoviq, si po funkcionon qeverisja lokale sipas vlerësimit tuaj?

 

IVANOVIQ: Unë mendoj se deri tani për tani po punon mirë, se koalicioni në të cilën janë SNS, SPS, PUPS, PVD dhe Grupi i Qytetarëve “Për Jabllanicën e Epërme”, nga i cili unë vij, tani për tani është unik dhe se po shkojmëdrejt qëllimeve që Medvegja të shkojë në drejtimin pozitiv dhe zhvillimin më të mirë për të gjithë qytetarët.

 

JUGpress: Cilat janë, sipas jush, problemet kryesore në Medvegjë?
IVANOVIQ: Problemet kryesore datojnë që nga vitet e nëntëdhjeta, kur filluan të mbyllen fabrikat, të cilat punonin në Medevegjë. Përveç minierës, deri më sot nuk është hapur asgjë. Kjo papunësia është problemi më i madh, si dhe varfëria. Mendoj se shumë pak po investohet në Medvegjë në mënyrë që ajo të zhvillohet.

JUGpress: Një nga mundësitë për zhvillim është dashur të jetë edhe fabrika e peletit, në ndërkohë u paraqitën probleme me këtë fabrikë. Deri ku është arritur dhe a ka shanse për këtë fabrikë?

IVANOVIQ: Mendoj se ka shanse për këtë. Sipas asaj që kemi bërë deri tani, që problemet të neutralizohen dhe se e ardhmja e kësaj fabrike do të jetë në një drejtim pozitiv. Ishin njerëzit nga Sllovenia, të cilët ia kanë shitur makinat komunës së Medvegjës. Ata janë të interesuar të hyjnë në fabrikë. Ne kemi nënshkruar kontratë me ta, të cilën e ka verifikuar Kuvendi Komunal. Por edhe ministria kompetente e ka dhënë miratimin e vet që të hyhet në negociata me Sllovenët dhe mendoj se ata së shpejti duhet të fillojnë prodhimin. Nëse menjëherë do të ketë pelet apo ndonjë prodhim tjetër, do të shohim, është e rëndësishme që fabrika të fillojë të punojë.

JUGpress: Uzina “Nitex” në Medvegjë u shit. Çfarë prisni, a ka ndonjë mundësi për ripërtëritje të “Nitex” këtu, ose, ndoshta, kjo fabrikë do t'i shitet dikujt tjetër. Ose, ndoshta, është blerë në emrin e dikujt, për të cilën ka spekulime?

IVANOVIQ: Sipas atyre fjalëve që kam dëgjuar, fabrika “Nitex” është shitur për rreth 37 milionë euro, pronari është nga Beogradi. Unë një herë kam biseduar me atë njeri dhe mendoj se ai është i gatshëm që fabrika të mbetet në pronësinë e tij dhe të jetë e hapur dhe të fillojë punën. Ndoshta jo prodhimi që ka qenë më parë në “Niteks”, por, sipas fjalëve të tij, 50 punëtorë do të punësoheshin. Nëse shteti do të ndihmojë, ose do të gjendet ndonjë investitor i huaj, në lidhje me këtë nuk dimë asgjë.

JUGpress: Si e vlerësoni përpjekjen që të mbyllet fakulteti në Medvegjë? Vitin e kaluar nuk është regjistruar viti i parë, edhe këtë vit gjithashtu, kurse ai fakultet ka qenë një shans për Medvegjën.

IVANOVIQ: Kjo nuk është dashur të ndodhte, fakulteti në Medvegjë duhet të punojë. Kjo do të ishte arsyeja që të rinjtë të mos largohen. Dhe çdo student që vjen nga jashtë, është një gjë pozitive për komunën e Medvegjës. Le të shpresojmë që fakulteti nga viti i ardhshëm përsëri do të fillojë përsëri të regjistrojë studentë dhe se do të qëndrojnë në Medvegjë.

JUGpress: Sigurisht keni tashmë keni filluar me përgatitjen e buxhetit për vitin e ardhshëm. Çfarë do të jetë ai buxhet dhe çfarë do të jetë theksi në të?

IVANOVIQ: Ne gjithmonë kur përgatisim buxhetin, themi se do të orjentojmë në ekonomi dhe bujqësi. Mendoj se ky është theksi më i madh se në komunën e Medvegjës duhet rimëkëmbet ekonomia. Por, e përsëris se komuna vetë, pa ndihmën e shtetit, këtë nuk mund ta financojë. Por vitin e kaluar kemi pasur pesë, këtë vit 10, dhe për vitin e ardhshëm duam të jetë 15 milionë dinarë për bujqësinë. Njerëzit këtu kanë filluar të merren me bujqësi, sepse nuk ka punë tjetër. Dhe ne si vetëqeverisje lokale duam që këtyre njerëzve sa më shumë t'ua plotësojm kërkesat. Do duhet të ndahem sa më shumë para për sipërmarrësit, që të rinjtë, nëse nuk kanë punë tjetër, t'u ndihmojë komuna që të hapin mini-ndërmarrjet e tyre. Pa rimëkëmbjen e ekonomisë është shumë e vështirë për të mbijetuar në Medvegjë.

JUGpress: A po paraqitet përsëri problemi i largimit të popullatës në Medvegjë? Ekzistojnë informacione të shumëllojshme, si nga serbët, ashtu dhe nga shqiptarët, se serbët dhe malazezët gjithnjë e më shumë po e braktisin Medvegjën.

IVANOVIQ: Mendoj se ka edhe nga kjo. I njëjtë është problemi edhe për serbët, malazezët, shqiptarët dhe romët në komunën e Medvegjës. Nëse nuk ka punë, njerëzit shkojnë për të punuar në qytete dhe vende më të mëdha për të gjetur ekzistencë më të mirë. Nëse hapen fabrikat, ndoshta disa prej tyre edhe kthehen.

JUGpress: Si i vlerësoni marrëdhëniet ndërnacionale në Medvegjë, kryesisht në mes të serbëve dhe shqiptarëve?

IVANOVIQ: Unë mendoj se marrëdhëniet ndëretnike gjithmonë kanë qenë korrekte, se nuk ka pasur probleme në baza nacionale. Mendoj se edhe situata e fundit të viteve ‘90 nuk i ka prishur marrëdhëniet dhe se kjo po funkcionon si duhet, nu ka anashkalime, është vetëm një problem i përbashkët – papunësia.

JUGpress: A është e vërtetë se një numër në rritje i serbëve dhe malazezëve në Banjën e Sijarinës dëshirojnë t'ua shesin shtëpitë e tyre shqiptarëve?

IVANOVIQ: Njerëzit po i shesin, por nuk mund të them kush po blenë. Ndoshta edhe ndonjë serb, malazez, i huaj, shqiptar. Blen ai i cili ka para dhe kush mendon se Banja të jetë vend i mirë ku mund të jetojë, ai do ta blejë. Askujt nuk mund t'ia ndaloni që të shesë, e as dikujt t'ia ndaloni që të blejë, nëse ai dëshiron.

JUGpress: A ka informacione qeverisja lokale në lidhje me atë që po ndodh me Banjën e Sijarinës? Ajo është dashur të shitet, por kjo ka ngecur, dhe kjo për ju është një segment shumë i rëndësishëm.

IVANOVIQ: Ne po përpiqemi të mbetet ashtu siç është tani, të mos shitet sepse është burim i të ardhurave edhe për Banjën, edhe për komunën e Medvegjës. Nuk do të ishte mirë të shitet, të privatizohet sepse është burim i madh i të ardhurave për komunën e Medvegjës.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare