Arsiq: Kemi pritur progres

NGA AUTORI: JUGPRESS, 28 nëntor 2016
BUJANOC
Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq thotë për JUGpressin se nuk ka dallimet esenciale në krahasim me vitet e mëparshme, në festimin e Ditës së flamurit shqiptar dhe beson se organet shtetërore edhe këtë herë do të ndërmarrin veprime ligjore.

“U duk sikur do të ketë ndonjë përparim, së paktën këtë e ka paralajmëruar para pak kohe, konferenca mbi integrimin e shqiptarëve dhe implementimin e marrëveshjes në jug të Serbisë. Në njërën nga këto rekomandime ishte që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të angazhohet për ta bërë simbolin e kësaj pakice kombëtare”, ka thënë Arsiq i cili thotë se iniciativa e tilla ekziston në pesë ose gjashtë vitet e fundit. Numrin gjithnjë më të vogël të qytetarëve në ngritjen e Flamurit shqiptar, e interpreton me atë se “njerëzit e kanë kuptuar se nuk jetohet prej flamurit”, “mund të mblidhen disa poena politike, por jo më si ka qenë më herët. Njerëzit tani kërkojnë ekzistencë, kërkojnë mundësi për të jetuar”, ka thënë Arsiq, i cili “shpreson”se këtë “një ditë do kuptojnë edhe liderët shqiptarë.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare