Të rinjtë në buxhetin e Bujanocit
Postuar nga: JUGPRESS 30 DHJETOR 2020
BUJANOC
Një nga problemet kryesore të theksuara nga të rinjtë nga të trei komunitetet, serbët, shqiptarët dhe romët në Bujanoc, janë problemet ekzistenciale.
Për shkak të pamundësisë për të gjetur një punë, shumica e tyre deklarojnë se planifikojnë të largohen nga Bujanoci.
Pthuajse është bërë një rregull që ata që shkojnë të studiojnë jashtë Bujanocit, të kërkojnë një punë dhe jetën e tyre të ardhshme jashtë vendlindjes së tyre.
Vitin e kaluar, dhjetë milion dinarë ishin alokuar në buxhetin e komunës së Bujanocit për ndihmë financiare të njëhershme për studentët.
“Ndihma financiare të njëherëshme iu dha të gjithë studentëve që studiojnë
pa marrë parasysh statusin. Dhjetë milion dinarë u paguan për gjithsej 733
studentët “, tha për JUGpress shefi i financave në komunën e Bujanocit Boban Pavlloviq.
Studentët në vitin e parë morën nga 11,000 dinarë secili, dhe të tjerët morën në varësi të notës mesatare. Ndihma më e madhe ishte në shumë prej 22.000 dinarë, shpjegon Pavlloviq.
“Me ndihmën dhe në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, bursa u pagua për dhjetë muaj për 124 nxënës të shkollave të mesme nga të tre komunitetet, me nga 6,000 dinarë për secilin. Ne gjithashtu kemi shpallur një konkurs publik për shoqatat e qytetarëve, për të cilin janë shpenzuar dy milion dinarë. Në këto organizata joqeveritare ka edhe të rinj ”, thotë Pavlloviq.
Këtë vit, Zyra e Rinisë në Bujanoc mori vetëm para për paga dhe kosto fikse. Kjo zyrë ka marrë 5,000 euro ndihmë në fund të vitit nga Ambasada Shqiptare në Beograd për blerjen e kompjuterëve të rinj dhe hapjen e një shkolle kompjuterash në 2021.
Në buxhetin e ri për 2021, e njëjta shumë është planifikuar për mbështetjen e të rinjve si në vitin 2020, ndërsa Pavlloviq thotë se kjo shumë nuk u rrit për shkak të situatës me pandeminë, por edhe për shkak të situatës ekonomike në komunë.
“Dhjetë milion janë planifikuar për pagesën e ndihmës së njëhershme financiare për studentë, gjithashtu është planifikuar një konkurs publik për bursa për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa Zyra e Rinisë është paraparë më shumë, nga 600,000 dinarë në vitin 2020, në 1.5 milion janë planifikuar për realizimin e projekteve të kësaj zyre për vitin 2021 “, tha Pavlović.
Ne ishim të interesuar për të kuptuar se çfarë ndodhi me programin për praktikën profesionale për të rinjëpt që kanë mbaruar studimet dhe shkollën e mesme, gjë e cila realizohej në këtë komunë në vitet e mëparshme.
Pavlloviq thotë se praktika profesionale filloi në mars, por që, për shkak të pandemisë, ajo u ndalua.
“Disa nga ata që ishin pjesë e programit të praktikës profesionale filluan përsëri në qershor, u angazhuan në institucionin parashkollor, Shtëpinë e shëndetit dhe në farmacinë publike. Disa prej tyre do të përfundojnë praktikën e tyre në fund të vitit, dhe konkursi i ri do të hapet në vitin 2021, ndërkaq njëzet milion dinarë janë planifikuar për këtë dedikim.
Në vitin 2020, 120 njerëz u përfshinë nga praktika profesionale.
“Ne po planifikojmë gjithashtu dy milion për shoqëritë kulturore dhe artistike dhe
Teatro amatore ku janë kryesisht të rinj, si dhe për sportet tetë
milion… Në të njëjtën kohë, mund të them se në vitin 2020 as nuk kemi pasur
gara spotive, mirëpo ne i shlyem detyrimet e mbetura nga viti 2019 “, shpjegon Pavlloviq.
Buxheti i miratuar i komunës së Bujanovcit është 1.298 miliardë dinarë.
“Është planifikuar rinovimi i shkollës fillore” Branko Radiçeviq “me 235 milionë dinarë. Këto janë mjetet që ne do të marrim nga Zyra për Investime Publike, thjesht duhet t'i kemi të planifikuara në buxhet sipas rekomandimit të tyre, në mënyrë që të mund të shpallim prokurim publik “, na tha Pavlloviq.
Në këtë shkollë mësimet I vijojnë nënësit e komunitetit serb dhe rom.
Pavlloviq thotë se buxheti është mbushur nga taksat dhe kontributet lokale, por që pozicionet me të hyra më të mëdha në buxhetin komunal janë akoma transferimi i fondeve nga niveli republikan, shuma e të cilave nuk ka ndryshuar që nga viti 2014.
Ata presin 106 milion dinarë nga Trupi Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për projekte kapitale në 2021.
Në fakt, këto janë para nga buxheti i republikës, të cilat, përmes Trupit Koordinues, të parapara për komunën e Bujanocit.