Të qëndrojmë apo të largohemi
POSTOI: JUGPRESS 16 dhjetor 2023
BUJANOC – PRESHEVË
Papunësia është problem i madh për të rinjt, është e vështirë të gjejnë punë në profesionin e tyre.
Kryesisht, ata i finansojnë të afërmit që janë diku në Europë ose prindërit që kanë pensione ose
paga të mira. Kështu tregojnë të rinjt nga Bujanoci dhe Presheva për jetën e tyre.
Edhe pse i përkasin kombësive të ndryshme, kanë gjuhë, kulturë, besim dhe tradita të ndryshme,
problemet e të rinjve shqipëtarë, romë dhe serbë këtu janë të njejta.
Thonë se papunësia dhe mungesa e përmbajtjes kulturore janë kryesorja. Të rinjt, kohën e lirë e
kalojnë në kafene, disa studiojnë në fakultetin Ekonomik. Shumica e shohin mundësinë e tyre në
largimin nga këto komuna.
Sipas regjistrimit të vitit të kaluar, Presheva dhe Bujanoca hynë në komunat më të reja në Sërbi,
mosha mesatare është më e vogël se 40 vjeç.
“ Bujanoci gjallërohet më së shumti gjatë dy muajve të verës, korrik dhe gusht. Atëherë vijnë nga
vendet e jashtme, ka festa në qendër”, thotë Lumturija nga Bujanoci.
“Ata që mbarojnë universitetin apo të ngjashme, nuk mund ta gjejnë më veten këtu, nuk kanë
hapsirë. Tani,vitet e fundit ata kanë filluar të shkojnë jashtë vendit”, thotë Sabetini nga Presheva.
Të rinjtë nga komunitete të ndryshme mblidhen në klubet e përziera multietnike në Bujanoc.
Në to janë rreth 500 fëmijë dhe të rinj, stërviten bashkë basketboll, hendboll, futboll.
Ata e duan basketbollin, por, siç thonë ata, nuk mund ta luajnë gjithë jetën.
“Duhet të gjejmë një mundësi tjetër, sepse për momentin këtu nuk ka asgjë, përveç kafeneve dhe
të ngjashme”, thotë Almiri, një i ri i komunitetit rom nga Bujanoci.
Trupi Kordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka ndarë 2,73 milionë dinarë për
nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve nga Bujanoci.
Bursa për nxënësit e shkollave të mesme është 6000 dinarë në muaj, kurse për studentët kjo
shumë do të paguhet për katër muaj, nga shtatori në dhjetor.
Kushtet për ndihma nga Komuna i plotësojnë 114 nxënëx të shkollave të mesme.
Të rinjtë thonë se kjo ndihmë është e rëndësishme për ta dhe prindërit e tyre, por nuk e zgjidh
problemin kyç, ku dhe çfarë do të punojnë në Bujanoc pasi të mbarojnë shkollën e mesme dhe
fakultetin.
Ostati ili otići
BUJANOVAC-PREŠEVO
Nezaposlenost je veliki problem mladih, teško je naći posao u struci. Uglavnom ih finansiraju oni što su negde u Evropi, rodbina ili roditelji koji imaju dobru penziju ili platu. Ovako pričaju mladi iz Bujanovca i Preševa o svom životu.
Iako su različite nacionalne pripadnosti, imaju različite jezike, kulturu, veru, običajem problemi mladih Albanaca, Srba i Roma ovde su isti .
Kažu da su glavni nezaposlenost i nedostatak kulturnih sadržaja. Slobodno vreme mladi provode u kafićima, neki studiraju na Ekonomskom fakultetu.
Većina svoju šansu vidi u odlasku iz ovih opština.
Prema prošlogodišnjem popisu Preševo i Bujanovac spadaju u mlađe opštine u Srbiji, prosečna starost je manja od 40 godina.
“Najživlje u Bujanovcu je dva meseca leti, jula i avgusta. Tada dolaze iz inostranstva, ima žurke u centru”, kaže Ljumturije iz Bujanovca.
“Oni koji završavaju fakultet ili slično, ovde više ne mogu da nađu sebe, nemaju prostor. Sada su već počeli zadnjih godina da idu u inostranstvo”, kaže Sabetin iz Preševa.
Mladi iz različitih zajednica se okupljaju u mešovitim, multietničkim klubovima u Bujanovcu.
U njima ima oko 500 dece i mladih, zajedno treniraju košarku, rukomet, fudbal.
Vole košarku ali, kažu, ne mogu da je igraju čitavog života.
“Moramo da nalazimo i neku drugu mogućnost, jer ovde trenutno nema ništa, osim kafići i slično”, kaže Almir, mladi Rom iz Bujanovca.
Koordinaciono telo za opštine Bujanovac, Preševo i Medveđu izdvojilo je 2,73 miliona dinara za srednjoškolce i studente iz Bujanovca.
Stipendija za srednjoškolce iznosi 6.000 dinara mesečno, a studentima će taj iznos biti isplaćivan četiri meseca, od septembra do decembra.
Uslove za pomoć Opštine ispunjava 114 srednjoškolaca .
Mladi kažu da ta pomoć jeste važna za njih i njihove roditelje ali da ona ne rešava ključni problem, šta da rade i gde u Bujanovcu kad završe srednje škole i fakultete.