POSTUAR: JUGPRESS 9 Janar 2023
Leskoc – Vranjë – Nish
Rreth 62,5 % e pjesmarrësve në anketat e Agjencisë Informative Rajonale JUGpress është përgjigjur se
nuk ndihen të sigurt në vendin ku jetojnë, ndërsa 47,4% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk ndihen të
sigurt në vendin e tyre të punës, e 68,8% janë përgjigjur se Sërbia nuk është një vend i sigurt për jetën e
tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Si arsye që ata nuk ndihen të sigurt pjesmarrësit në anketa kanë deklaruar disa, siç janë: “ kriza
ekonomike dhe varfëria”, “institucionet që është dashur të mbrojnë sigurinë e qytetarëve, të cilat nuk
funksionojnë ashtu siç duhet”, “shteti”, “policia”, “ mungesa e demokracisë”, “zbatimi selektiv i ligjeve”,
“partia qeverisëse”, “klima e përgjithshme shoqërore e cila i shtyn njerëzit kah format e sjelljes që kanë
për qëllim të rrezikojnë personat e tjerë”, “rreziku nga aksidentet në komunikacion për shkak të
vozitësve arrogantë”, “seksizmi”, “ krimi i organizuar”, “dhuna gjithnjë e më e përhapur në rrugë dhe
fakti që askush nuk reagon për këtë”, “ajri i ndotur”, “katastrofat e mundshme ekologjike” dhe të tjera.
Rreth 47,4% e të anketuarve kanë dhënë përgjigje se nuk ndihen të sigurt në vendin e punës.
Arsyet më shpesh të theksuara për shkak të cilave nuk ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës janë:
“ kërcënohem nga mungesa e punës dhe pamundësia për të gjetur tjetër punë”, “punëdhënësi më
kërcënon”, “ më kërcënon punëdhënësi i cili nuk druhet aspak nga dhuna ndaj puntorëve”, “në punë më
kërcënon partia qeverisëse dhe frika nga humbja e punës për shkak të mospërshtatjes politike”, “ në
punë jemi viktima të mobingut”.
Në pyetjen “ A është Sërbia vend i sigurt për jetën tuaj dhe jetën e fëmijëve tuaj?”, një përqindje
dërmuese është përgjigjur negativisht, 68,8%.
Duke elaboruar përgjigjet që i kanë dhënë më herët, të anketuarit të cilët janë përgjigjur pozitivisht,
kanë theksuar se asnjëherë nuk kanë qenë viktima të sulmeve dhe për këtë ndihen të sigurt, si dhe nuk
kanë se për çfarë të frikësohen, përderisa ata të cilët nuk ndihen të sigurt më së shpeshti kanë dhënë
këto lloj përgjigjesh: “ për shkak të krirmit dhe korrupsionit”, “ nuk ka të ardhme për ata që nuk i
përshaten politikës në këtë vend”, “ një numër i madh i njerëzve kanë ikur nga vendi dhe një numër
akoma më i madh do të shkojnë jashtë vendit”, “ pagat dhe pensionet nuk i përmbushin as një pjesë të
nevojave mesatare të një personi”, për nga numri jan[ edhe ata që theksojnë që ndihen të pasigurt për
shkak të policisë,institucioneve shteërore, krizat e ardhshme ekonomike dhe problemeve shoqërore të
cilat në mënyrë të pashmangshme i mbart me vete.
Agjensia informative rajonale JUGpress ka bërë një hulumtim onlajn në mes lexuesve të saj e cila është
marrë me shqyrtimin e qëndrimeve, përvojave dhe ndjenjave që ata kanë në lidhje me sigurinë e tyre.
Në anketën onlajn kanë marrë pjesë qytetarët nga rrethi i Pçinjës dhe Jabllanicës.
Shumica e qytetarëve nuk ndihen të sigurt në vendin ku jetojnë
