Nevojat kulturore të të rinjve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë-si të arrijme te dialogu

BUJANOC

Shoqata qytetare Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë nga Leskovci fillon realizimin e projektit “Nevojat kulturore të të rinjve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë-si të arrijme te dialogu”, të cilin e financojnë Bashkimi Europian, Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Republikës së Serbisë përmes programit PROGRESI Evropian.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e dialogut ndër-etnik dhe ndërkulturor me qëllim të forcimit të kohezionit të komunitetit, e veçanërisht në mesin e të rinjve nga komuniteti serb, shqiptar dhe rom në Bujanoc.

Projekti ka paraparë realizimin dhe hulumtimin e nevojave kulturore të të rinjve në këto tri komuna, në mënyrë individuale në secilin komunitet kombëtar, serb, shqiptar dhe rom.

Nëpërmjet analizës së rezultateve të sondazhit, veçanërisht do të potencohen nevojat identike, të cilat i kanë përcaktuar të rinjt nga këto tri komunitete.

Në kuadër të projektit do të organizohen tryeza të rrumbullakëta ku të rinjt serbë, shqiptarë dhe romë në këto tri komuna, do të flasin për atë që u mungon të rinjëve në jetën kulturore në secilën nga këto komuna, dhe në të njëjtën kohë, do të merren iniciativa për veprim të përbashkët ndaj autoriteteve lokale dhe institucioneve kompetente në Serbi.

 

Në tryezat e rrumbullakëta do të marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe lokale dhe të bashkësisë ndërkombëtare

 

Në kuadër të projekti do të përgatitet dhe do të shtypet botimi me rezultatet e hulumtimit të nevojave kulturore të të rinjve në gjuhën serbe, shqipe dhe rome

 

 

Objektivi i përgjithshëm i projektit është avansimi i jetës kulturore të të rinjve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe si ta përmirësojmë atmosferën e përgjithshme në mes të bashkësive të ndryshme etnike.

 

 

 

Partnerë në këtë projekt janë komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare