Mitroviq: Jonuz Musliu dhe Stojança Arsiq e prishin stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e Bujanocit

NGA AUTORI: JUGPRESS 6 DHJETOR 2016

BUJANOC

Bujanoci nevojë për ndihmën e Qeverisë së Serbisë dhe ne mund të llogarisim në këtë ndihmë në çdo moment, thotë në intervistën për JUGpressin, kryetari i Këshillit Komunal të SNS Nenad Mitroviq dhe deputet i kësaj partie, i cili pohon se “ajo çfarë është Jonuz Musliu për palën shqiptare, Stojança Arsiq është për palën serbe.  Mitrovic pretendon se është e “dukshme” se nga Bujanoci po largohen më shumë shqiptarë sesa serbë. Ajo që është e rëndësishme për Bujanocin dhe për gjithë rajonin është se ka stabilitet politik, sepse gjithë kush që është i interesuar të vijë dhe ndoshta të investojë paratë në komunat në jug të Serbisë, duhet para së gjithash duhet të ketë stabilitet politik, i cili është çelës për zhvillimin ekonomik, thotë Mitroviq.

JUGPress : Cila është situata kur bëhet fjalë për serbët në Bujanoc, a ka shpërngulje, shitje të pasurisë pikërisht për arsye ekonomike?

NM: Ndoshta ka, ndoshta ai momenti ekonomik është diçka për shkak të cilit njerëzit po shpërngulen nga komuna jonë. Unë mendoj se është më e dukshme kur bëhet fjalë për fqinjët tanë shqiptarë dhe se një numër gjithnjë më i madh i shqiptarëve po shpërngulen pikërisht për arsyet që i përmendëm, se nuk kemi vende të mjaftushme të  punës, se përfaqësuesit politikë, të cilët i përfaqësojnë veçanërisht komunitetin etnik shqiptar, kurse që nga viti 2002, dhe ju jeni dëshmitarë të këtyre zgjedhjeve të para locale, të cilat u mbajtën për tri komunat në jug të Serbisë. . . Kryetari i komunës është shqiptar,  kryetari kuvendit është shqiptar, se nga 11 ndërmarrjeve publike dhe institucione sa kemi në Bujanoc, në shtatë prej tyre drejtorët janë shqiptarë, prej tetë pozitave të shefave, pesë janë shqiptarë dhe mendoj se pritjet më të mëdha të shqiptarëve janë pikërisht nga përfaqësuesit e vet politikë për t’i ndihmojnë në këtë çështje. Ka edhe një numër të caktuar të serbëve, të cilët për këtë arsye largohen nga Bujanoci, shpërngulen dhe shkojnë në qytete më të mëdha. Me siguri atje arrijnë të gjejnë punë dhe ta sigurojnë ekzistencën për familjet e veta, por ka shumë më pak nga ata njerëz që aktualisht largohen nga Bujanoci, e të cilët janë të nacionalitetit serb.

JUGpress: Si do ta vlerësonit punën e pushtetit lokal aktual? A janë duke bërë diçka që ai ambient ekonomik të përmirësohet?

NM: Po të thoja se nuk jam i kënaqur, do të dilte se jam tendencioz, pasi SNS është në opozitë, aktualisht në qeveri merr pjesë partia e Riza Halimit dhe e Jonuz Musliut nga pala shqiptare dhe Stojança Arsiq me grupin e vet të qytetarëve dhe lista Serbe, të cilën e përbëjnë SPS/SPO/JS nga pala serbe. Mirëpo, më duhet të them se për sa kohë të jetë kjo përbërje e pushtetit lokal, nuk mund të jem i kënaqur, sepse një përbërje e tillë e pushtetit lokal nuk garanton stabilitet politik.                                                      Si mund të keni stabilitet politik kur në koalicion keni Jonuz Musliun, kur e keni njeriun që në çdo moment mundet me disa nga deklaratat e tij, veprimet ose aktivitetet politike t’i rritë tensionet politike dhe ta destabilizojë këtë rajon. Kjo përbërje nuk mund të sigurojë kurrfarë investimesh, nuk mund të bindë asnjë investitor të vijë dhe të investojë paratë këtu, ndërsa përbërja e pushtetit lokal është e tillë që ata e kanë edhe një, të themi problem, e ky është se ata shikojnë t’i kënaqin interesat e veta personale dhe atyre nuk u intereson nëse qytetarët në përgjithësi do të jetojnë më mirë apo jo.

JUGpress: Të them të vërtetën, Jonuz Musliu, ka qenë edhe në qeverinë e mëparshme, ku në koalicion me të kanë qenë të gjitha partitë serbe, përfshirë edhe SNS.

NM: Ashtu është, por duhet të themi edhe një të vërtetë, se Jonuz Musliu ka hyrë më vonë qeverisje, dhe atë me këmbënguljen e Nagip Arifit. Ai ka hyrë në koalicion e zgjeruar, kur tashmë kishte marrë fund gjithëçka rreth pushtetit dhe kur pushteti lokal ishte i qëndrueshëm, kur ishin 23 këshilltarë të cilët e përbënin shumicën në kuvendin lokal, vetëm atëherë, një vit më vonë, Nagip Arifi e kyçi Jonuz Musliun. Unë edhe atëherë, kur kam biseduar me Nagipin, kam qenë kundër kësaj. Edhe atëherë i kam thënë atij se Jonuzi nuk mund të garantojë stabilitetin politik dhe se nuk mund të mbështeteni në atë që të bashkëpunoni me të. Kjo edhe është dëshmuar pas këtyre zgjedhjeve, sepse i pari që ka ikur prej Nagipit, ishte pikërisht Jonuzi. Ai nga pala shqiptare, është njësoj siç është Stojança Arsiq nga pala serbe.

Për sa kohë që në pushtetin vendor të jenë përfaqësuesit e Partisë për Progres Demokratik, përkatësisht Jonuz Musliu dhe nga pala serbe i grupit të qytetarëve Stojança Arsiq, Bujanoci nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe prosperitet të cilin e presin qytetarët e komunës sonë.

JUGpress: Një nga gjërat më të rëndësishme për Bujanocin është edhe Banja e Bujanocit. Cila është e ardhmja e saj, a do të dalë ajo në shitje, apo ndoshta shteti do ta shpëtojë, sepse ajo ka rëndësi strategjike, kështu që duhet lënë

NM: Banja e Bujanocit është në listën e banjave në Serbi, të cilat kanë kontest me Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dhe ky kontest po zgjat për dhjetë vjet. Ky është kontest gjyqësor nëpërmjet të cilit Fondi pensional kërkon pjesën e vet në dhjetë banja. Dhe mendoj se kjo me konkluzionin e Qeverisë do të zgjidhet, në mënyrë që ai kontest mes banjave dhe Fondit për Sigurim Pensional të pëmbyllet dhe në atë mënyrë banjat të përgatiten për procesin e privatizimit. Në këtë moment nuk mund të flas rreth asaj nëse banja e Bujanocit të përjashtohet apo jo, por sidoqoftë është më mirë do të ishte se çka do të ndodh se sa të mbetet në këtë gjendje në të cilën është tani.

Ajo çfarë është e mirë dhe pozitive për banjën e Bujanocit, është se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në shtator të këtij viti, është shpallur si jokushtetues dhe i paligjshëm përfundimi i Qeverisë nga viti 2002 dhe të gjitha këto ngarkesa që banja e Bujanocit i ka pasur nga punëtorët të cilët e kanë paditur banjën e Bujanocit për rritje të rrogës prej 50%. Praktikisht, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese bien në ujë edhe rreth 15 milion dinarë, sa janë aktualisht të bllokuar në llogarinë rrjedhëse të banjës së Bujanocit. Unë pres që, mnëpërmjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të zhbllokohet llogaria dhe banja e Bujanocit të bëhet tretëse dhe, nëse ka blerës të interesuar të vijnë dhe të blejnë diçka që është e pastër, që nuk ka të ngarkesa në para dhe financiare. A do të parqitet blerësi, apo do të kemi ndonjë partneritet strategjik, sidoqoftë, qeveria do ta ketë para sysh se ku gjendet banja e Bujanocit, cili është interesi për qytetarët e komunës së Bujanocit dhe mendon se ashtu do të sillet. Dhe se në atë mënyrë do ta zgjedhim atë që është më e mirë edhe për banjën, edhe për punëtorët që punojnë aty, por edhe për komunën në tërësi.

JUGpress: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese praktikisht do të thotë, se njerëzit që janë në institucionet e tjera që e kanë marrë pagën e rritur për 50%, duhet të heqinn dorë nga 50%. A mendoni se kjo do të shkaktojë ndonjë tension, sepse kur bëhet fjalë për të hollat, zakonisht të gjithë janë më të ndjeshëm?

NM: Paraqitësi i ankesës për këtë çështje është banja e Bujanocit dhe kjo që ne e kemi marrë nga Gjykata Kushtetuese i referohet vetëm banjës së Bujanocit. Duhet ta dini se kjo është shuma e rritur e pagës prej 50%, por ekzekutues i këtij vendimi është Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Banja e Bujanocit nuk është përfitues i drejtpërdrejtë i buxhetit, ajo financohet vetë në treg. Kjo që fondi dhe shteti paguajnë, nuk kemi të drejtë të përzihemi në këtë, për ne ka qenë ta mbrojmë institucionin nga ndonjë vendim, e cila sipas mendimit tonë ka qenë jokushtetues dhe i paligjshëm, dhe kjo u dëshmua, sepse ne ankesën në Gjykatën Kushtetuese e kemi paraqitur qysh në janar të vitit 2014, që do të thotë se kemi pritur dy vjet e gjysmë që Gjykata Kushtetuese të prononcohet. Pas prononcimit të Gjykatës Kushtetuese u konstatua se ne kishim të drejtë, por duhet të dimë se edhe statistikat tregojnë se 92% e kompanive në Serbi janë mbyllur nga punëtorët sepse punëtorët nuk duan të punojnë, por të marrin pagë. Do të donin ta hedhin në gjyq kompaninë, e cila duhet t’iu paguajë diçka që nuk i takon. Banja e Bujanocit punon në treg, ajo ka kontratë me Fondin e Sigurimit Shëndetësor çdo vit, këtë kontratë mund të plotësoni apo mos ta plotësoni, aq sa e plotësoni, aq ju paguan shteti, ndërsa për pjesën tjetër jeni në baza komerciale. Nëse fitoni para të mjaftueshme, askush nuk ju pengon t’i jepni paga jo 50% të rritur, por aq sa fitoni dhe mund t’i paguani njerëzit, por në qoftë se ju nuk fitoni, prej nga do t’i paguani? Gjykata merr vendim, por prej nga të paguani nëse nuk keni para? Institucionet e tjera duhet vetë të kërkojnë këtë lloj, të mos them të drejtësisë, por nëse ndonjëri prej institucioneve do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe do t’i kërkonte të vlerësojë kushtetutshmërinë e konkluzionit të Qeverisë nga viti 2001, kjo do të ishte diçka tjetër.

JUGpress: Si do ta vlerësonit situatën e sigurisë në territorin e komunave të Bujanocit dhe Preshevës?

NM: Tani për tani, gjendja e sigurisë është e mirë. Treguesit se nëse situata është e mirë ose jo, janë konfliktet në baza ndëretnike. Konflikte të tilla nuk ka, nuk kemi as  grupe më të mëdha kriminale që janë të regjistruara dhe që mund të shkaktojnë që siguria të mos jetë në nivelin në të cilin është, që do të thotë se nuk kemi kryerje të veprave penale në rritje, është diçka që tregon se në periudhën e ardhshme, gjendja e sigurisë do të jetë e qëndrueshme. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen për këtë, sepse, të paktën tani për tani, gjithçka është në rregull.

JUGpress: A mendoni se shqetësimin e qytetarëve mund ta shkaktojë fakti se xhandarmëria është tërhequr nga Zona e Sigurisë Tokësore?

NM: Nuk ka nevojë që qytetarët të shqetësohen për të. Shteti nuk i ka lënë vetë qytetarët këtu. Forcat e bashkuara të ushtrisë dhe të policisë janë në kufijtë tanë për emigrantët të cilët vijnë dhe këto forca janë formuar dhe sistemuar për të kontrolluar kufirin shtetëror. Çdo gjë është nën kontroll, ushtria dhe policia bëjnë punën e vet dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Ostavite komentar

avatar
  Prati  
Obavesti me o