LESKOC-BUJANOC
Paragjykimet dhe stereotipet zakonisht e humbin betejën kur njerëzit ballafaqohen sy më sy mes vete dhe fillojnë të komunikojnë. Edhe më mirë nëse luajnë futboll, me atë rast nuk mbetet vend për stereotipe.
Më së miri këtë e dëshmon rasti konkret.
Edhe kanë kaluar shumë muaj prej kur seleksioni i pionierëve të “Mladi borac” nga fshati Zhivkovo afër Leskocit mori pjesë në një turne katërditor të shpresave të futbollit në Turqi, në të cilin ata ishin bashkë me kolegët e KF “Tërnoci” nga Tërnoci afër Bujanocit, mbresat nga shoqërimi i atjeshëm ende janë të fuqishme dhe të freskëta.
Dhjetë skuadra nga Turqia, Shqipëria dhe Serbia luajtën në turneun e shpresave të futbollit, i cili u mbajt në Armutlu afër Bursës.
Përzgjedhja pioniere e “Mladi borac” nga Zhivkova, me trajnerin Zoran Mitroviq, morën pjesë në këtë turne, në të cilin ata shkuan me kolegët e ekipit të KF “Ternoci” nga Tërnoci.
Bashkëpunimi midis këtyre dy klubeve ka zgjatur për gjashtë vjet, nga momenti kur pionierët luajtën një ndeshje miqësore.
Presidenti i klubit ” Mladi borac “, Miroslav Stojanoviq, ka vetëm fjalë faleminderimi për klubin nga Trnoci.
“Gjithçka është thënë për Tërnocin, por unë mund të them vetëm gjëra të këndshme për njerëzit e atjeshëm. Në ndeshjet që luajtëm, ata pothuajse nuk bënë asnjë faull të vetëm, gjë që flet mjaft për korrektësinë. Bazuar në atë, ata na ofruan që të shkonim me ta në turneun e zhvilluar në Turqi, me ç’rast fëmijët e të dy klubeve udhëtuan së bashku me autobus për rreth 16 orë ”, thotë Stojanoviq.
“Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm, pa probleme, ata u shoqëruan në maksimum. Në Turqi, ata brohorisnin për njëri-tjetrin, madje edhe fëmijët nga Tërnoci brohorisnin për ne edhe kur luanim me ekipe që përfshinin bashkëkombasit e tyre shqiptarë “, shpjegon Stojanoviq.
Ai thotë se e vetmja pengesë ishte gjuha.
“Ne nuk dimë shqip, ata nuk flasin mirë serbisht. Për fat të mirë, sekretari i klubit të tyre fliste shkëlqyeshëm serbisht, kështu që ai shërbeu edhe si pëkthyes, ndërkohë që sipas nevojës komunikonim edhe në anglisht, ” thotë Stojanoviq.
Se mbresat nga ai shoqërim i pionierëve të “Mladi borac” ishin aq pozitive edhe te të tjerët, tregon edhe oferta e pronarit të hotelit ku ishin për ato katër ditë, se vitin e ardhshëm ai do t’i sigurojë falas pansionin e plotë nëse vijnë përsëri në turne. Fituesi i turneut ishte ekipi “Tërnoci” nga Tërnoci, ndërsa “Mladi borac” ishte i katërti.
Fatkeqësisht, pandemia Covid-19, të paktën tani për tani, i pengoi ata të udhëtonin përsëri në Turqi së bashku.