Flamuri i Shqipërisë në Bujanoc dhe Preshevë i ngritur pranë flamurit të Serbisë

NGA AUTORI: JUGPRESS, 28 nëntor 2016
BUJANOC-PRESHEVË

Shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë sot, duke e ngritur flamurin shqiptar, po e festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Flamujt shqiptar në ndërtesën e komunës në Bujanoc dhe Preshevë, janë vendosur pranë flamujve të Serbisë sot herët në mëngjes, pa ceremoni, siç ishte më parë zakon. Me një ceremoni rasti, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu e ka ngritur flamurin shqiptar në ndërtesën në të cilën ndodhet ky institucion. Musliu ka thënë se këtë ditë e shënojnë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, por se në Serbia është e ndaluar ngritja e flamurit shqiptar. ,,Ne kemi në të kaluarën, lirisht e kemi ngritur flamurin kurse ndalimet kanë filluar në kohën e Millosheviqit”, ka thënë Musliu. ,, Ne jetojmë këtu, nuk kemi rënë nga qielli dhe kemi të drejtë të shënojmë festën e të gjithë shqiptarëve,, ka shtuar ai. Ai ka thën se Serbia do të detyrohet ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj pakicave kombëtare sepse gjendet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Musliu ka thënë se Këshilli Kombëtar nuk do të kërkojë nga autoritetet shtetërore të Serbisë që të miratojë flamurin e modifikuar të Shqipërisë si flamur të këtij këshilli. ,,Askush nuk ka të drejtë ta ndryshojë flamurin e Shqipërisë, i cili përdoret që nga viti 1912, kur Shqipëria e fitoi pavarësinë,, ka thënë Musliu. Ai ka thënë se për shkak të ngritjes së flamurit shqiptar, shumë udhëheqës shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë kanë marrë fletëparaqitje për kundërvajtje nga autoritetet kompetente. Musliu ka thënë se edhe serbët në Kosovë lirshëm po e ngrehin flamurin serb, prandaj shqiptarët kërkojnë të njëjtën të drejtë për vete. Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc sot u mbajt akademia tradicionale festive me rastin e Ditës së Flamurit.

Për sot në orën 17, është caktuar akademia solemne në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare