PRIŠTINA
Kurs specijalizovane obuke o standardizovanom i efektivnom prvom odgovoru na slučajeve nasilja u porodici održan je za oko 100 policajaca prvog reda i istražitelja nasilja u porodici od 18. do 20. februara 2020. god. u Prištini.
Kurs obuke koji su održali eksperti EULEX-a Roland Burgsteiner and Magdalena Trojca imao je za cilj da omogući policijskim službenicima prvog reda da blagovremeno otkriju slučajeve nasilja u porodici, da standardizuju prvi odgovor kosovske policije na takve slučajeve i da stvore sigurnije okruženje za preživele, obezbeđujući pristup usredsređen na žrtvu. Fokus kursa bio je na unapređenju veština i efikasnosti pružalaca prvog odgovora na slučajeve nasilja u porodici, kako bi se osigurali bolji dokazi na mestu zločina i poboljšali kvalitet i broj uspešnih istraga i, na kraju, krivično gonjenje i presuđivanje takvih slučajeva.

Šef EULEX-a, Lars-Gunnar Wigemark, rekao je da su zakonski i politički okviri Kosova za nasilje u porodici napredni. Međutim, primena zakona i strategija može biti izazovna: „Kriminalizacija porodičnog nasilja u novom Krivičnom zakonu Kosova usvojenom prošle godine predstavlja prekretnicu. A Nacionalna strategija za zaštitu od nasilja u porodici 2016-2020 je još jedan važan element u ukupnoj arhitekturi za borbu protiv porodičnog nasilja. Nadam se da će novu Strategiju i Akcioni plan za narednih pet godina, kao i izmenjeni Zakon o zaštiti od nasilja u porodici, koji sada čeka usvajanje, nova vlada Kosova što pre usvojiti.”
Major Ramadan Ahmeti, zamenik šefa policije u zajednici, napomenuo je da su kosovski zakoni u skladu sa međunarodnim standardima, ali bi policajci prvog reda trebalo da unaprede svoje veštine, kako bi efikasnije rešavali slučajeve nasilja u porodici.
“Rad pružalaca prvog odgovora može doprineti povećanju poverenja u Policiju Kosova. Kada je policijski službenik obučen, iskusan i profesionalan, preživeli će im se obratiti i lakše komunicirati s njima. Moramo identifikovati nedostatke i pravilno ih otkloniti, kako bismo bili tu za preživele i poslužili kao sjajan primer društvu. Prioritet je poštovanje zakona. Nema drugih alternativa tome”, kazao je Ahmeti.
Šefica Odeljenja Policije Kosova za obuku, potpukovnica Ziljfije Krasnići, rekla je da Policija Kosova treba da dobije dalju podršku za pružaoce prvog odgovora na slučajeve nasilja u porodici. „Izuzetno je važno da nam se obezbede dodatni specijalizovani kursevi obuke i stručnost EU za pružaoce prvog odgovora”, kazala je Krasnići.

Kurs za obuku deo je rada EULEX-a na unapređenju saradnje i interakcije u vezi sa slučajevima nasilja u porodici među svim relevantnim zainteresovanim stranama i pružaocima usluga. Pod svojim novim mandatom, EULEX je rodno zasnovano nasilje učinio specifičnom tematskom oblašću u okviru svojih funkcija nadgledanja, s ciljem da podrži sprovođenje zakona kroz posebne nalaze i preporuke i da pruži ciljanu pomoć
EULEX-i e përmbyll trajnimin e specializuar për reagimet e para në rastet e dhunës në familje për zyrtarët e Policisë së Kosovës
Prishtinë, 21 shkurt 2020
Prej datës 18 deri 20 shkurt 2020, në Prishtinë është mbajtur një trajnim i specializuar për reagimet e para të standardizuara dhe efektive në rastet e dhunës në familje për rreth 100 zyrtarë policorë të vijës së parë dhe hetues të dhunës në familje.
Ky trajnim, mbajtur nga ekspertët e EULEX-it Roland Burgsteiner dhe Magdalena Trojca, kishte për synim që t’u mundësojë zyrtarëve policorë të vijës së parë që t’i detektojnë me kohë rastet e dhunës në familje, ta standardizojnë reagimin e parë të Policisë së Kosovës ndaj këtyre rasteve dhe të krijohet një mjedis më i sigurtë për të mbijetuarit duke e siguruar qasjen e bazuar në viktimën. Në fokus të këtij trajnimi ishte përmirësimi i aftësive dhe efektivitetit të reaguesve të parë në rastet e dhunës në familje në mënyrë që të sigurohen prova më të mira në vendin e ngjarjes dhe të përmirësohet cilësia dhe numri i hetimeve të suksesshme, si dhe krejt në fund të bëhet ndjekja penale dhe gjykimi i këtyre rasteve.
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tha se korniza ligjore dhe politike e Kosovës për dhunën në familje është e avancuar. Sidoqoftë, zbatimi aktual i ligjeve dhe strategjive mund të jetë sfidues: “Penalizimi i dhunës në familje në Kodin e ri Penal të Kosovës të miratuar vitin e kaluar është një moment i rëndësishëm. Ndërsa Strategjia Kombëtare 2016-2020 për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje ishte një element tjetër kryesor në arkitekturën e përgjithshme për luftimin e dhunës në familje. Shpresoj që Strategjia e re dhe Plani i Veprimit për pesë vitet e ardhshme, si dhe Ligji i ndryshuar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, i cili tani është në pritje të miratimit, mund të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur nga qeveria e re e Kosovës. “
Majori Ramadan Ahmeti, Zëvendës-shef i Policisë në Komunitet, vuri në dukje se ligjet e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, por zyrtarët policorë në vijën e parë të frontit duhet t’i rrisin aftësitë e tyre për t’i trajtuar në mënyrë efektive çështjet e dhunës në familje.
“Puna e reaguesve të parë mund të kontribuojë në rritjen e nivelit të besimit në Policinë e Kosovës. Kur një zyrtar është i trajnuar, me përvojë dhe profesional, të mbijetuarit gjithashtu do t'u afrohen atyre dhe do të komunikojnë me ta më lehtë. Ne duhet t’i identifikojmë mangësitë dhe t'i adresojmë ato në mënyrën e duhu ashtu që të jemi aty për të mbijetuarit dhe të shërbejmë si një shembull i shkëlqyeshëm për shoqërinë. Prioriteti është respektimi i ligjit. Për këtë nuk ka alternativë tjetër”, tha Ahmeti.
Shefja e Njësisë së Trajnimit në Policinë e Kosovës, Nënkolonel Zylfije Krasniqi, tha se Policia e Kosovës duhet të marrë mbështetje të mëtutjeshme për të reaguesit e parë në rastet e dhunës në familje. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të na ofrohen dhe të marrim pjesë në trajnime shtesë të specializuara si dhe ekspertizë të BE-së për reaguesit e parë”, tha Krasniqi.
Ky trajnim është pjesë e punës së EULEX-it për ta përmirësuar bashkëpunimin dhe bashkëveprimin në lidhje me rastet e dhunës në familje midis të gjitha palëve të interesuara dhe ofruesve të shërbimeve. Në bazë të mandatit aktual të tij, EULEX-i e ka shndërruar dhunën në baza gjinore në një fushë tematike specifike në kuadër të funksioneve të tij të monitorimit, me qëllim që ta mbështesë zbatimin e ligjit përmes gjetjeve dhe rekomandimeve specifike dhe të ofrojë ndihmën përkatëse të synuar.