Postuar nga:JUGPRESS 9 Qershor 2022
BUJANOC-PRESHEVË-UASHINGTON
Delegacioni nga Presheva dhe Bujanoci është pritur sot nga drejtoresha e Zyrës së Punëve të Jashtme të Senatit Sarah Arkin, e cila e përfaqëson Senatorin Bob Menendez, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit amerikan.
Delegacioni nga Lugina e Preshevës në takim ka shprehur diskriminimin shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në delegacion është thënë se, ashtu si Departamenti i Shtetit, Kongresi edhe Senati i Shteteve të Bashkuara është informuar dhe mbështet të drejtat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë udhëtuar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ish deputeti Shaip Kamberi, i cili është edhe ish kryetari i komunës së Bujanocit, ish kryetari dhe kryetarja e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe Ardita Sinani.
