Postuar nga: JUGPRESS 9 Qershor 2022
PRESHEVË
Pronari i portalit presheva.com Driton Salihu ka thënë sot për Agjencinë Rajonale Informative JUGpress që nuk e di pse në SHBA nuk ka udhëtuar edhe kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, së bashku me delegacionin në të cilin bëjnë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi,ish deputeti Shaip Kamberi dhe ish kryetarët e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe Ardita Sinani, por mendon që kjo vizitë nuk do të sjellë asgjë të re.
Ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës në seancën e saj të rregullt ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptarë dhe ka ndarë 50.000 euro, në emër të lobimit dhe ndërgjegjësimit të qështjes së Luginës së Preshevës.
“Siç bëhet e ditur,kto mjete i janë bartur agjencisë e cila mirret me organizimin e mbledhjeve të ndryshme në SHBA,që do të thotë se të gjitha këto mbledhje janë paguar më herët.Unë mendoj që si gjithmonë, kjo vizitë nuk do të sjellë asgjë të re për qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës”, e konsideron kështu Salihu.