Behluli: Biznesi dhe ekonomia ecin para politikës

NGA AUTORI: JUGPRESS, 12 DHJETOR 2016

BUJANOVAC

Pronari i kompanisë “Elhan Commerce” nga Luçani afër Bujanocit, Nexhat Behluli i ka thënë JUGpressit, se ky vit do të mund të shpallej si më i suksesshëm në normalizimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, dhe ka shtuar se “ka progres shumë të rëndësishëm”. “Bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm, për të cilën flet edhe Forumi i Biznesit i organizuar para pak kohe në Nish, në të cilin morën pjesë disa dhjetëra biznesmenë nga Shqipëria dhe më shumë se 250 nga Serbia”, ka thënë Behluli dhe ka shtuar se pamja e ngjashme ka qenë edhe në Panairin Ndërkombëtar në Shqipëri, ku më shumë se 30 biznesmenë nga Serbia i kanë pasur stendat e tyre.

“Sipas të dhënave të Odës ekonomike të Serbisë, më shumë se 100 biznesmenë nga Serbia e kanë biznesin e tyre në territorin e Shqipërisë, ndërsa disa dhjetëra biznesmenë nga Shqipëria kanë zyrat e tyre dhe i plasojnë prodhimet e tyre në Serbi. Kjo po fuksionon, ky tashmë është një bashkëpunim serioz në nivelin e dy qeverive, Shqipërisë dhe Serbisë”, ka konkluduar Behluli. Ai konsideron se kësaj dukshëm i kontribuojnë edhe marrëdhëniet “të cilët duken se  janë të favorshëm” në mes të dy kryeministrave, Aleksandar Vuciqit dhe Edi Ramës. “Sipas informacioneve tona, do të konkurrojnë së bashku drejt fondeve të BE lidhur me infrastrukturë, për vazhdimin e korridorit ne relacionin Nish – Merdare – Prishtinë – Prizren – Tiranë. “Sipas atmosferës aktuale, gjithëçka është në rrugë të mbarë dhe në të ardhmen e afërt do të funksionojë krejt normalisht, siç po funksionon Serbia me Bullgarinë dhe Maqedoninë, kështu do të jetë edhe me Shqipërinë”, konsideron Behluli.                                                                  Ai ka shtuar se edhe biznesi po funksionon në rajon dhe se “koha e bën të vetën”. “Ngadalë, biznesi dhe ekonomia ecin larg para politikës dhe askush këtë nuk do të mund ta ndalë”, ka thënë Behluli. Sipas mendimi të tij, ky rajon është shumë i vogël që dikush të paraqitet më vete, dhe ashtu të ndarë “nuk do të mund të matemi me ekonomitë e forta dhe konkurrencës në veprimtari të ndryshme dhe mallrave, rajoni duhet të bashkohet dhe të paraqitemi së bashku”. “Tregu i Shqipërisë është i vogël, çështje është sa afaristë ka atje me kapacitet të fortë për të plasuar mallrat vetëm në atë treg. Gjithashtu në Serbi, veçanërisht për ndërtimtari, industrinë e tekstilit dhe të mobiljeve, ky treg është i vogël. Për ta, Shqipëria është një treg potencial, ku mund t’i plasojnë mallrat e tyre”, sqaron ai.

“Këtë nuk mund ta ndalë më dikush, as politikë, as paraqitjet nacionaliste të disa politikanëve në njërën apo në anën tjetër, sepse ekonomia dhe tregtia janë si uji, gjithmonë e gjejnë rrugën dhe nuk ka më kthim”, ka thënë Behluli për JUGpressin.

Ostavite komentar

avatar
  Prati  
Obavesti me o