Të qëndrojmë apo të largohemi

 

BUJANOC-PRESHEVA

Papunësia është problem i madh për të rinjt, është e vështirë të gjejnë punë në profesionin e tyre.
Kryesisht, ata i finansojnë të afërmit që janë diku në Europë ose prindërit që kanë pensione ose
paga të mira. Kështu tregojnë të rinjt nga Bujanoci dhe Presheva për jetën e tyre.

Njerëzit nga Bujanoci çdo ditë e më shumë po largohen jashtë vendit,duke kërkuar kushte më të mira për jetë.Më së shumti të rinjtë,po largohen të gjithë, shqiptarë,serbë e romë.

Do të hulumtojmë në Bujanoc se a është e mundur që të bëhet diçka me paratë e buxhetit që ky proçes i largimit të të rinjve të ndalohet.

Të rinjtë po largohen nga Bujanoci,çfarë na thotë për këtë deputeti popullor Shaip Kamberi?

Kamberi: Sigurisht që unë si deputet popullor do të përpiqem ta shfrytëzoj pozitën time në lidhje me këto pyetje.E vërtet është se njerëzit largohen për shkak të problemeve të mëdha që ekzistojnë,që nuk ka perspektivë ekonomike,mosrealizimi i të drejtave,mospranimi i diplomave të Kosovës me dekada dhe njerëzit e kanë humbur shpresën.Shteti sillet si një njerkë kundrejt komunitetit shqiptarë dhe romë.për shkak të marrëdhënieve armiqësore me Kosovën,shteti nuk i kryen detyrat e veta as për serbët vendas dhe romët.I gjithë rajoni,si më i pazhvilluari në Sërbi,është peng i këtyre bisedimeve dhe për këtë besojmë se dialogu në Bruksel është mundësia e vetme që të jipet një përgjigje përfundimtare për problemet që janë prezente në këtë rajon.

E çfarë na thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë?

Mustafa: Problemet e vjetra nuk janë zgjidhur,të rejat gjithashtu…Çdo ditë e më shumë dëmtohet situata socio-ekonomike dhe perspektiva e të rinjëve.Kjo nuk është vetëm në Preshevë,Bujanoc është gjithkund,por më së shumti prek Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën, veçanërisht nëse mirret paraszsh periudha pas vitit 2000,që të gjithë atyre që kanë studiar në Prishtinë ende nuk i pranohet diploma,ndërsa e njejta vlen në vendet e BE-së.Njerëzit kërkojnë perspektivë të re, lirinë e tyre individuale por edhe të rrespektohen të drejtat e tyre.Mendoj se mënyra më e mire se si duhet të trajtojmë Preshevën,Bujanocën dhe Medvegjën është të jemi të barabartë dhe të lire si gjithë të tjerët,përmes investimeve që të zhvillohet ekonomia,në mënyrë që njerëzit të mund të punojnë dhe t’i mbajnë familjet e tyre.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare