Si përgaditet buxheti dhe si shpenzohet ai në Bujanoc?

BUJANOC

Si përgaditet buxheti I ri në Bujanoc dhe si shpenzohet ai actual? Për këtë dhe pyetje të tjera që po diskutohen aktualisht në Bujanoc, flasim me shefin e sektorit të finansave të komunës,Boban Pavloviq.

JUGpress:Përgaditja për buxhetin e ri vetëm se ka filluar.Si duket në shembullin e komunës së Bujanocës?

BP:Sipas ligjit të sistemit buxhetor është paraparë kalendari I buxhetit, ministria I ka dhënë në kohë udhëzimet për përgaditjen e buxhetit për pushtetin lokal për vitin 2023, me projeksionet për vitin 2024 dhe 2025, e në bazë të këtij udhëzimi, ne si Drejtori përgjegjëse dhe kompetente e financave kemi përgaditur udhëzimet për përgaditjen e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2023 me projeksionet për vitin 2024 dhe 2025,afati I të cilit ka qenë 1 gusht të këtij viti.Udhëzimet ua kemi shpërndarë të gjithë shfytëzuesve direkt dhe indirekt, të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, gjegjësisht të gjithë atyre shfrytëzuesve që marrin pjesë në buxhetin e komunës së Bujanocës.Ajo që është e rëndësishme në këtë buxhet është ajo se mund të shkojm në një rritje të të ardhurave reale në 8,1% në raport me këtë vit, kurse ajo që nuk dihet dhe që flitet është se sa do të jetë rritja e pages minimale.Presim që ministria të nxjerrë një udhëzim të ri të rishikuar,pastaj edhe ne do të rishikojmë udhëzimet e tona në lidhje me rritjen e shumës së mjeteve për paga dhe do ua dërgojmë atë përdoruesve.

JUGpress:A organizoni diskutime publike në komunitetet lokale dhe kur fillojnë ato?

BP:Këto dy vitet e fundit nuk kemi organizuar diskutime publike për shkak të virusit korona.Kemi pasur një diskutim publik të cilin e kemi realizuar në sallen e kuvendit, ku kanë qenë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve lokale,drejtorë të shkollave, të ndërmarrjeve publike dhe të gjithë që ishin të interesuar se si bëhet përgaditja e buxhetit dhe si shpenzohen të hollat e qytetarëve të Bujanocës.Mendoj që edhe këtë vit do të qëndrojmë në këtë nivel,por përdoruesit e interesuar do t’I ftojmë pas rishikimit të udhëzimeve nga ministria,sepse diku rreth 25-30% e mejeteve tona shkojnë për paga.

JUGpress:Sa janë të interesuar qytetarët të propozojnë projekte që realizohen nga buxheti?

BP:Përvoja e deritanishme tregon se qytetarët janë të interesuar vetëm nëse kanë interesa personale.A do të asfaltohet rruga ku ata banojnë,a do të zgjerohet rrjeti I ujësjellsit ose kanalizimeve… Vetëm atëherë ata përfshihen.Ne marrim propozime nga bashkësitë lokale të cilat janë joreale,sepse mund të përfshijmë vetëm një bashkësi lokale që të mund t’I përmbushim kërkesat e tyre.Kemi rreth 30 Bashkësi lokale dhe 59 vendbanime.Jemi duke u siguruar që secila bashkësi lokale të jetë e përfshirë në buxhetin e komunës.

QYTETARËT

JUGpress: Si mund të kontrollojnë qytetarët si përdoret buxheti dhe a janë të interesuar per këtë?

BP: Vendimi për Buxhetin mund të gjendet në faqen e internetit, si dhe Vendimi për Llogarinë Përfundimtare.Dy here në vit jemi të obliguar t’I raportojmë këshillit komunal dhe kuvendit të hyrat e planifikuara dhe të realizuara si dhe shpenzimet e realizuara.Informacioni është I disponueshëm, nuk e di sa janë qytetarët të interesuar ta shikojnë atë.

KËSHILLTARËT

JUGpress: Sa janë të interesuar këshilltarët si përfaqësues të qytetarëve për këtë?

BP: Këshilltarët kanë fjalën e fundit në miratimin e buxhetit.Departamenti I Financave jep vetëm një plan të vendimit që i’a jep këshillit komunal,I cili e miraton si propozim vendim dhe pastaj vazhdon miratohet nga këshilltarët e kuvendit të komunës së Bujanocës.

JUGpress:Diçka specifike në Bujanoc është se duhet të plotësohen kërkesat e qytetarëve shqiptarë,serbë dhe romë.Si duket kjo,a është e thjesht të përputhet me atë që keni në dispozicion?

BP: Gjithmonë ka mungesë fondesh.Marrëdhëniet në mes të bashkësive janë çrregulluar viteve të fundit sepse serbët nuk marrin pjesë në qeverisje.Kjo përqindje më herët ka qenë 60:40, ndërsa tani përqindja më e lartë shkonë në favor të komunitetit shqiptarë.

REALIZIMI

JUgpress: Si është situate në realizimin e buxhetit të këtij viti?

BP: Të ardhurat janë të realizuara mbi 90%.Buxheti ynë është mbi dy miliardë, sepse kemi planifikuar mjete për renovimin e shkollave fillore dhe të mesme që vijnë nga Zyra për Investime Publike.Ne këto mjete nuk I marrim në buxhet,por që të fillojmë prokurimin public duhet t’i kemi si mjete të planifikuara e ato janë  diku 850 milionë dinarë që janë nël buxhet, por ne nuk do t’I marrim.Pra, buxheti realisht është rreth 1.2 miliardë dinarë dhe aty janë realizuar mbi 90% e të hyrave.Sai përket shpenzimeve, përqindja është më e vogël, sepse prokurimet publike të planifikuara për vitin 2022 janë ende në process.

FONDET E TRUPIT KOORDINUES

JUGpress: Sa para keni marrë nga Trupi Koordinues?

BP: Nga Trupi Koordinues kemi marrë 89 milionë dinarë.Ka qenë 95 milionë, por  shuma u reduktua nga ribalancimi I buxhetit republikan.

JUGpress: A përfshihet në buxhetin e planifikuar?

BP: Po.Gjithashtu, këtë vit kemi marrë dhe 9.5 milionë nga Ministria e Energjisë për përmirësimin e efikasitetit të energjisë.Përqindja e pjesmarrjes është 75% ministria, 25% pushteti lokal.Është edhe Ministria për Kujdesin Familjar me gjashtë milionë për financimin e asistenëve personal për fëmijët me nevoja të veçanta.

JUGpress:A ka ndonjë indikacion se çfarë mund të pritet nga Trupi Koordinues në vitin e ardhshëm?

BP: Nuk kemi asnjë indikacion,shoh që udhëzimi është I tillë që duhet të planifikojmë ehde transferta fondesh në të njejtin nivel.Një e treat e fondeve janë fonde transferuese, të cilat janë në të njejtin nivel që nga viti 2014 dhe kushtojnë 391 milionë dinarë.

PARA NGA QEVERIA E KOSOVËS

JUGpress:A është planifikuar buxheti edhe me paratë që janë lajmëruar se do vijnë nga Qeveria e Kosovës?

BP:Kishte një tregim se për këtë janë paraparë dy milionë euro, por në buxhet ne kemi planifikuar vetëm një shumë prej 27 milionë dinarë, për renovimin e nëntë  fushave sportive të shkollave dhe aty do të bëhen sipërfaqe të reja sin ë shkollat e mesme të shqiptarëve ashtu edhe të serbëve.

SHKOLLAT

JUGpress: Në cilat shkolla është duke u punuar momentalisht?

BP: Njëra është Shkolla fillore “ Branko Radicevic” dhe aktualisht është në fazën e pare të punimeve,por që për momentin janë ndalur punimet për shkak të rritjes së çmimeve.Kontrata është nënshkruar vitin e kaluar, rritja e çmimeve të materialit  është tejkaluar, ata po presin…Tani do të ishte tenderi për shkollën “Sveti Sava” dhe për fazën e dytë SH.F. “Branko Radicevic”,ku do të punohet në sallën e fiskulturës dhe rregullimi I përdhesës.

JUGpress: Ku I ndjekin nxënësit mësimet?

BP: Nga klasa e pestë deri në të tetën shkojnë në shkollën e mesme “ Sezai Surroi”, klasa e katërt dhe e tretë shkojnë në Shkollën e mesme “Sveti Sava”, ndërsa klasa e pare dhe e dytë në SH.F. “ Branko Radicevic” në kopshtin e fëmijëve që është për nxënësit e komunitetit romë.

EMIGRACIONI

JUGpress:Në Bujanoc, në rrugë qytetarët na thane se shumë njerëz po ikin nga Bujanoci nga komunitete të ndryshme.A keni fonde në buxhet që inkurajojnë të rinjtë,biznesmenët dhe të tjerët të qëndrojnë?

BP: Për ato qëllime kemi fonde në buxhet.Për shembull, kemi 24 milionë për bujqësi.Nga ato gjashtë milionë janë ndarë për startup-et, pra për fillestarët, kurse 18 milionë për biznesmenët që kanë punuar më shumë se tre vite.konkursi është shpallur, tani presim vendimin përfundimtar të këshilit komunal për transferimin e mjeteve.Në bujqësi kemi paguar rreth 12 milionë këtë vit.Por, largimin e të rinjëve nuk mund ta ndalim, pa marrë parasysh për cilin komunitet është fjala.

PRIORITETET

JUGpress: Cila është gjëja më e nevojshme për Bujanocin që mund të zgjidhet përmes buxhetit,apo nuk mund të zgjidhet,por ju e planifikoni atë në afat të gjatë?

BP:Krijimi I vendeve të reja të punës në ekonomi, ku të rinjtë të mund të qëndrojnë.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare