POSTUAR NGA: JUGPRESS 30 JANAR 2023
PRESHEVË
Në Preshevë këtë vit nuk janë organizuar diskutime publike për buxhetin dhe qytetarët nuk e dinë se si është krijuar ai dhe se çka do të financohet nga ai buxhet,kanë thënë banorët e kësaj komune.
Sipas ribalancimit të fundit të buxhetit për vitin 2022 kanë qenë të planifikuara 51 projekte kapitale në 918.570.474 dinarë.
Në buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar 28 projekte në vlerën prej 1.248.463.232 dinarëve.Se sa do të realizohen në të vërtetë,do të shihet në vazhdim.
Çfarë thonë qytetarët për këtë?
Për sa i përket buxhetit të këtij viti,qytetarët e Preshevës nuk janë të njoftuar se si po formohet buxheti,cilat janë nevojat e tyre,synimet e tyre dhe problemet e tyre,problemi është se buxheti është formuar pa ndonjë ide nga banorët në nivel komunal,ka thënë kështu Stefan Anđelković.
“Qytetarët e zakonshëm vështirë se e dinë se si shpenzohet buxheti.Janë të nevojshme diskutimet publike,që në këtë mënyrë ata tregojnë problemet e tyre.Konkretisht,këto dotë kemi pasur mot të lig në komunën tonë dhe ky ka qenë një nga projektet që është e nevojshme të realizohet që qytetarët të mbrohen.Kjo nuk është bërë dhe tani është vonë që disa gjëra të përmirësohen…“,thekson ai.
E kemi pyetur atë se a mendon që njerëzve u intereson se si shpenzohen ato para,që janë të tyre?
„Do të ishte e rëndësishme që ata të dinë se si shpenzohen ato para nga buxheti.Janë paratë e tyre,duhet tu drejtohen atyre dhe t’i përmbushë nevojat e tyre“, thotë Anđelković.
Një pyetje e veçantë është se çfarë është planifikuar për komunitetin serb,që në këtë komunë është pakicë,bga buxheti i vitit të kaluar dhe këtij viti.
Siç dihet,me buxhetin e vitit 2022 janë planifikuar 7 projekte kapitale ( asfaltimi i rrugës, parku i fëmijëve,rregullimi i objektit të shkollës,ndërtimi i terrenit sportiv në fshatin Slavujevac,rinovimi i shkollës në Mamincë,parku i fëmijëve në Strezoc dhe rinovimi i Qendrës Rinore në Stacionin Hekurudhor) dhe për këtë janë paraparë rreth 35.000.000 dinarë.
Pas ndërrimit të pushtetit lokal,me ribalancimin kjo shumë është reduktuar në rreth 17.500.000 dinarë.Me ribalancimin e fundit të buxhetit në 20 dhjetor këto projekte kanë mbetur si një fletë e bardhë.
Në buxhetin e viti 2023 nuk ka asnjë projekt kapital që i dedikohet komunitetit serb.