Preshevë: Miratimi i buxhetit pa diskutime publike


POSTUAR: JUGPRESS 30 Janar 20223
PRESHEVË
Këtë vitë në Preshevë nuk janë organizuar diskutimet publike për buxhetin dhe qytetarët nuk e dinë se si
është krijuar ai dhe se çka do të finansohet nga ky buxhet, ndërsa për vitin 2023 nuk është planifikuar
asnjë mjet për komunitetin sërb.
Sipas ribalancimit të fundit të buxhetit për vitin 2022 janë planifikuar 51 projekte kapitale në vlerë prej
918.570.474 dinarë.
Në buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar 28 projekte kapitale në vlerë prej 1.248.463.232 dinarë. Se sa
projekte do të realizohen, kjo do shihet më vonë.
Çfarë thonë qytetarët për këtë ?
Për sa i përket buxhetit të këtij viti, qytetarët e Preshevës nuk janë të informuar se si është formuar
buxheti, cilat janë nevojat e tyre, synimet, problemet, kështu që është problem që buxheti të formohet
në këtë mënyrë pa idenë e ndonjë banori në nivel komunal, ka thënë Stefan Andjelkovic.
‘’Qytetarët e zakonshëm vështirë se e dinë se si shpenzohet buxheti. Për këtë është I nevojshëm
diskutimi publik në mënyrë që ata të tregojnë problemet e tyre. Konkretisht, kemi pasur fatkeqësitë e
motit që kanë prekur komunën tonë këto ditë dhe ky ka qenë një ndër projektet kapitale I cili është
dashur të bëhet për tu mbrojtur qytetarët. Kjo nuk ka ndodhur dhe tani është thjeshtë vonë që disa
gjëra të rregullohen…’’, thotë ai.
E kemi pyetur atë, a mendon se njerëzve u intereson se si shpenzohen këto para, që janë të tyret ?
‘’ Do të ishte e rëndësishme ta dinë se në çfarë mënyre shpenzohen parat nga buxheti. Këto janë paratë
e tyre dhe duhet tu drejtohen atyre, që të plotësojnë nevojat e tyre”, thotë Andjelkovic.
Pyetje e veçantë është, çfarë është planifikuar nga buxheti i vitit të kaluar dhe të këtij viti për
komunitetin sërb, i cili në Preshevë është në pakicë.
Siç e dimë, në buxhetin e vitit 2022 janë planifikuar 7 projekte kapitale ( asfaltimi i rrugës, parku i
fëmijëve, rregullimi i objektit të shkollës, ndërtimi i terenit sportiv në fshatin Slavujevc, renovimi i
shkollës në fshatin Mamincë, parku i fëmijëve në Shtrezoc dhe renovimi i Qendrës për të rinjtë në
Stacionin Hekurudhor ) dhe për këtë janë paraparë rreth 35.000.000 dinarë.
Pas ndërrimit të pushtetit lokal, sipas ribalancimit kjo shumë është ulur në rreth 17.500.000 dinarë.Sipas
ribalancimit të fundit të buxhetit nga 20 dhjetori këto projekte kanë mbetur vetëm në letër.
Në buxhetin e vitit 2023 nuk ekziston asnjë projekt kapital që është i dedikuar ambienteve sërbe.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare