POSTUAR NGA: JUGPRESS 31 Janar 2023
MEDVEGJË
Buxheti i këtij viti në komunën e Medvegjës është planifikuar në shumën prej 687.562.184 dinarë.
Nga kjo shumë,të ardhurate totale dhe të ardhurat nga shitja e pronave jofinanciare arrijnë në 620.579.547 dinarë,ndërsa mjetet e pashpenzuara nga vitet e kaluara arrijnë vlerën orej 66.982.637 dinarë.Të ardhurat nga tatimet do të sjellin në arkën e komunës 145,5 milionë dinarë, prej të cilave 99,5 janë taksa mbi të ardhurat,fitimet dhe fitimet kapitale,kurse 31,4 milionë priten nga taksat e pronësisë.Të ardhurat jotatimore sjellin 116,8 ndërsa transferat 280,5 milionë dinarë.
Sa i përket shpenzimeve,shuma më e madhe prej 495,6 milionë dinarëve janë shpenzimet aktuale,prej të cilave 180,3 shpenzimet për të punsuarit,175,9 përdorimi i mallrave dhe shërbimeve,28,9 subvencione dhe 63 milionë transfera në nivelet tjera qeverisëse.Për funksionimin e kuvendit komunal janë caktuar 11,2 milionë ndërsa për funksionimin e organeve ekzekutive 11,5 milionë dinarë.
Plani i shpenzimeve sipas programeve,ndër të tjera planifikimet më të mëdha janë dhënë për shërbimet e përgjithshme të vetëqeverisjes lokale(164,3),organizimi i komunikacionit dhe infrastruktura(162,3),aktivitetet komunale(59,6),edukimi parashkollorë(63 milionë),arsimi fillor(48,3),arsimi i mesëm (9,4),mbrojtja sociale e fëmijëve (30,6),zhvillimi i kulturës dhe informimit (37,8),zhvillimi i turizmit (22,4),zhvillimi i sportit dhe rinisë (20,5) ndërsa janë caktuar 8,4 milionë për bujqësi dhe zhvillimin rural.
Projektet kapitale të planifikuara janë ndërtimi i një rruge afër stacionit policor,për të cilën janë paraparë 30 milionë dinarë,prokurimi i minibusëve për nevoja transporti të popullsisë nga zonat rurale në territorin e Medvegjës (8,4 milionë),rindërtimi dhe përmirësimi i ujësjellësit Leçe-Drenc-Gajtan (12 milionë), ndërsa janë planifikuar edhe shpenzime për projekte standarde, siç janë rregullimi i hapësirës së përdhesës në Banjën e Medvegjës dhe Sijarinës(5,1 milionë), ndërtimi i dokumentacionit teknik (gjashtë milionë),për makinat e punës (10 milionë) dhe rregullimi i zonës C4 në Medvegjë (2,5 milionë).