Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe inflacionit anashkalohen vaktet e ngrënies


POSTUAR NGA: JUGPRESS 28 Nëntor 2022
LESKOC- VRANJË- NISH
Gjendja e rënduar ekonomike e pensionistëve, situata edhe më e keqe ekonomike në të cilën jetojnë
punëtorët, rritja enorme e dallimeve ekonomike në mes klasësë puntore dhe asaj sunduese, përhapja në
masë të madhe e varfërisë, për këtë pjesëmarrësit në anketën e agjensionit rajonal informativ JUGpress
kanë treguar për ndikimin e inflacionit në jetën e qytetarëve.
Një numër i madh i pjesëmarrësve kanë shkruar se për shkak të inflacionit janë të detyruar ti
anashkalojnë vaktet.
Dominues është edhe qëndrimi që për këto probleme akoma flitet shumë pak në publik, sidomos duke
pasë parasysh rëndësinë e tyre reale.
Nga numri total I pjesëmarrësve në anketë rreth 81,4% është përgjigjur se nga paga e tyre nuk mund të
jetojë me dinjitet, ndërsa 96,3% kanë shprehur mendimin se rritja e përgjithshme e çmimeve që po
përjetojmë aktualisht nuk shoqërohet me rritje të barabartë të pagave.
Bazuar në përhapjen e këtyre përgjigjeve mund të supozojmë se kualiteti i përgjithshëm jetsorë i të
anketuarve dukshëm është përkeqësuar për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike në vend dhe
në botë.
I pyetëm lexuesit tanë nëse shpenzimet shtëpiake kan ndryshuar nën ndikimin e inflacionit, rreth 85% e
pjesëmarrësve në anketën hulumtuese e kanë konfirmuar këtë fakt.
Me kërkesën që të ndajnë përvojën e tyre për kualitetin e këtij ndryshimi kemi marrë përgjigje të
ndryshme, por mund të klasifikohen në disa grupe: “ blejmë produkte më të lira/jokualitative”, “ blejmë
më pak se më parë”, “ blejmë vetëm ushqimet e nevojshme”, ndërsa një numër i madh i përgjigjeve
dëshmon për pamundësinë e qytetarëve të përballojnë edhe nevojat elementare të jetës, duke theksuar
se për shkak të inflacionit anashkalojnë edhe vaktet.
Rreth 78,5% e të anketuarve janë përgjigjur se në situatën e rritjes së shpejtë të çmimeve më shpesh se
më herët presin që gjërat të cilat janë të nevojshme të jenë në zbritje, që të mund ti blejnë, ndërsa rreth
85% prej tyre kanë theksuar se shumë shpesh ndodh që të largojnë disa gjëra vetëm për shkak të
çmimeve, më herët nuk ka qenë kështu.
Se në çfarë mase problemet në sferën ekonomike ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve, tregojnë më
së miri të dhënat se 81,3% prej tyre thanë se inflacioni është temë jashtëzakonisht e shpeshtë në
bisedat e përditshme.Në bazë të këtyre përgjigjeve mund të shohim se në çfarë mase baza ekonomike
ndikon në formimin e gjendjes shpirtërore.
Ne kemi dashur gjithashtu të shqyrtojmë edhe se çfarë të ardhme parashohin qytetarët.Është tronditëse
se si rreth 81,3% besojnë se në të ardhmen do të jetë edhe më keq, derisa më pak se një e pesta e të
anketuarve (18,7%) besojnë që e ardhmja do jetë më e ndritur se gjendja aktuale.

Në pyetjen që të arsyetojnë përgjigjen e tyre, pjesa më e madhe e atyre që e shohin të ardhmen
negativisht, thanë se e kanë këtë mendim për shkak se lexojnë mjaft rreth situatës aktuale tek ne dhe në
botë,si dhe përvoja jetsore u tregon se nuk do të ketë përmirësim.
Qytetarët të cilët besojnë në një të ardhme të ndritursi arsye për këtë qëndrim më së shpeshti shprehen
se janë optimist nga natyra,momentalisht punojnë në avancimin e situatës së tyre ekonomike, ose
punojnë në kompani të jashtme dhe se të ardhurat e tyre nuk varen nga gjendja ekonomike në Sërbi.
Kontrasti në mes përgjigjeve më të shpeshta pozitive dhe negative në një vështrim sipërfaqësor duket
më e thjeshta e shpjegueshme në insistimin e dallimeve personale në mes njerëzve: dikush është
pesimist, dikush është optimist, çfarë mund të bëhet këtu… Gjithësesi, dallimi i dukshëm është se në të
gjitha përgjigjet që shprehin shqetësimin për të ardhmen mund të vërejmë se bëhet fjalë për qëndrimet
të lidhura me shoqërinë (shtetinm rajonin, Europën ose gjithë botën) dhe vëzhgimi të ardhmes
kolektive, derisa shumica e përgjigjeve optimiste flet për të ardhmen kryesisht nga perspektiva
individuale, personale.
Në faqen e agjensisë rajonale informative JUGpress është postuar anketa me titull: “ Anketë për
inflacionin”. Qëllimi i kësaj ankete ishte përcaktimi i masës në të cilën disa përvoja të caktuara,qëndrime
dhe mendime rreth temës së përmendur janë përhapur tek lexuesit e JUGpress-it.
Gjykuar nga përgjigjet e marra, në anketë kanë marrë pjesë persona që shumica i përkasin popullit
sërb,por edhe persona të nacionalitetit romë, shqiptarë dhe bullgarë.
Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve (56%) ishin meshkuj.
Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i përket grupeve në mes 35 dhe 65 vjeç (72%), pas tyre vijnë
personat deri në 35 vjeç (19,6%), ndërsa më së paku kishte të moshuar nga 65 vjeç (8,4%).

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare