MUSTAFA PËR RAMËN DHE VUÇIQIN

PRESHEVË

Në pyetjen se a është më e rëndësishme vizita e kryeministrit të Edi Ramës,në fund të vitit të kaluar, apo kjo e tanishmja e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit, Mustafa ka thënë se do të “përpiqet të përgjigjet në mënyrë shumë të sinqertë”.
Do të përpiqem që të përgjigjem në mënyrë shumë të sinqertë. Pa dyshim se Shqipëria është shteti ynë amë. Kemi pritur mbi 100 vite për të ardhur një zyrtar nga qeveria e Shqipërisë. Ardhja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, pa dyshim që ka qenë një moment i papërshkruar. Ka qenë një kënaqësi e veçantë. Pa dyshim se, këtu dua të pranoj, se kam qenë më i lumtur dhe më i kënaqur sepse jemi në pozicionin që kemi shtetin tonë amë. Ardhja e kryeministrit Vuçiq nuk do të thotë se është nënçmuese, nuk do të thotë se është degraduese, nuk do të thotë se ka ardhur me një pakënaqësi tonën, ose me ndonjë refuzim tonin.

Duke qenë se shqipëtarët janë nikoqirë të mirë, ata i presin mysafirët ashtu siç e kanë në traditën e tyre. Kështu e kemi pritur edhe kryeminsitrin Vuçiq, i cili është i gatshëm së paku të dëgjojë shqetsimet e shqiptarëve dhe të fillojë nismën për zgjidhjen e problemeve. Këtu do të them edhe për problemin e simbolit kombëtar.

Ne shqiptarët kemi thënë se kemi një simbol kombëtar, të cilin tani për simbol shtetëror e ka Shqipëria  por ai është edhe simbol i yni dhe do të luftojmë politikisht deri në masat e fundit për ta fituar këtë simbol si identitet të shqiptarëve në Preshevë, ka thënë Mustafa në konferencën e përbashkët për gazetarë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare