Memeti: Pres zgjidhjen e problemeve

 

AUTOR: JUGPRESS, 30 SHTATOR 2016

PRESHEVË

Nënkryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Memeti ka thënë për JUGpressin se pret që disa nga problemet, të cilat po i mundojnë shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, siç janë arsimimi në gjuhën amtare dhe njohja e diplomave nga Kosova, së shpejti të zgjidhen, por edhe mospjesëmarrja eshqiptarëve nga ky rajon në dialogun e Brukselit, do ta ngadalësojë këtë proces.

“Unë besoj se kjo definitivisht do të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur, por mendoj se mospjesëmarrja e shqiptarëve dhe serbëve në këtë dialog do ta ngadalësojë dukshëm këtë proces”, ka thënë Memeti.

“Sikur shqiptarët dhe serbët të merrnin pjesë në këto negociata, atëherë do të mund t'i zgjidhnim shumë më shpejt këtë probleme”, konsideronMemeti i cili shton se shqiptarët në kuadër të negociatave të Brukselit, do të duhej të kërkonin zbatimin e më shumë të drejtave.

“Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për të drejtat e serbëve në Kosovë, të cilat janë shumë më të larta se të drejtat e shqiptarëve në Serbi”, ka vlerësuar Memeti.

Në pyetjen e FoNetit çka është më e rëndësishme që duhet bërë në Preshevë dhe cilat janë problemet më të mëdha të njerëzve që jetojnë këtu,Memeti ka thënë se ka shumë probleme.

Ai konsideron se politikanët lokalë, përfaqësuesit e shqiptarëve, “duhet të jenë pak më të kujdesshëm që të mos i dramatizojnë gjërat, por të fillojnë të merren me problemet reale”, dhe shton se e ka fjalën për “ekzistencën dhe integrimin”.

 

Ky tekst është pjesë e projektit “Të kuptohemi kur flasim ndryshe” të cilin e bashkëfinancon Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë.

Prati
Obavesti me o
guest

1 Komentar
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare
Ska Problemi
Ska Problemi
9 godine pre

govori albanski da te ceo svet razume.