Koalicioni i Shqipëtarëve të Luginës kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnovc të Madhë, arsyeja e njejtë si e SPS-it

Postuar nga: JUGPRESS   31 Maj 2022

Bujanoc

 Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka dorëzuar ankesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Bujanoc për parregullsi në zgjedhjet e përsëritura në Tërnovc të Madh për herë të dytë, është konfirmuar sot në Agjencinë Rajonale për Informim JUGpress.

Ankesa është bërë zyrtarisht dje.

Siç mësojmë, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, të cilit i mungojnë 12 vota për të pasur një deputet në Kuvendin e Serbisë, si argument për kundërshtimin ka përmendur të njëjtën gjë,si  SPS para tyre, një person që nuk ka një dokument të vlefshëm serb dhe ka votuar.

Sipas burimeve tona, në listën zgjedhore pranë emrit të personit për shkak të cilit janë anuluar zgjedhjet e përsëritura në një qendër votimi në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu”, figuron nënshkrimi se po ky person ka votuar në zgjedhjet e përsëritura të mbajtura të premten e kaluar. .

Tani në lëvizje është Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Bujanoc, i cili duhet të përcaktojë nëse edhe ai person e ka futur fletën e votimit në kutinë e votimit.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare