PRESHEVË
Inspekcioni i Mbrojtjes nga zjarri ka plombuar sot rreth orës 15 Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, dhe siç i është thënë FoNetit, arsyeja është mungesa e planit të mbrojtjes nga zjarri. Në Shtëpinë e Kulturës, para dhjetë ditësh, është caktuar për nesër Festivali i fotografisë “PreFoto”, në të cilin marrin pjesë autorë nga Beogradi, Prishtina dhe i gjithë rajoni, i cili në objektin e “mbyllur” nuk mund tani të mbahet. Organizatori Valon Arifi i tha FoNetit se fotografitë do të nxirren jashtë nga salla, në të cilën tashmë janë vendosur dhe se ekspozita do të hapet nesër para Shtëpisë së Kulturës, me protesta të të gjithë pjesëmarrësve.
Në Preshevë thonë se problemi është se ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës nuk është legalizuar dhe nuk ishte e mundur të bëhej Plani i Mbrojtjes nga Zjarri, siç kërkohet me Ligjin e ri për Mbrojtjen nga Zjarri, i cili hyri në fuqi në vitin 2016.
Deputeti popullor Fatmir Hasani, i tha FoNetit se ai kishte folur me autoritetet në Drejtorinë e Policisë së Vranjës për këtë më herët dhe se ata i thanë atij se ata vazhdimisht e kanë paralajmëruar për këtë çështje drejtorinë Shtëpisë së Kulturës, por se ata nuk kanë bërë asgjë për ta zgjidhur.
Në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë gjithashtu gjendet edhe biblioteka komunale, Radio Televizioni Presheva dhe Zyra për të Rinj.
Për shkak të mbylljes së Qendrës Kulturore, janë shtyrë manifestimet kulturore të planifikuara, ndër të tjera edhe projekti i filmit, i krijuar si projekt i përbashkët i nxënësve të dy shkollave fillore, serbe dhe shqiptarë në Preshevë, “Vuk Karaxhiq” dhe “Ibrahim Kelmendi”, për të cilat sot thirrje ka dërguar edhe Trupi Koordinues për Komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.