Gjashtëmbëdhjetë vjetori i JUGpress: Ende jemi gjallë



Postuar nga: Jugpress më 8 maj 2022

LESKOC

“Ende jemi gjallë dhe ekzistojmë” është mesazhi simbolik i shënimit të 16 vjetorit të Agjencisë Rajonale informative JUGpress.

Tekstin e parë e kemi publikuar më 8 maj 2006.

Në këto gjashtëmbëdhjetë vjet kemi përjetuar shumë gjëra.

Presione dhe kërcënime nga më të ndryshmet,të hapura ose të fshehura,tentimet e qeverisë që të na shuajnë,disa herë është hakuar faqja jonë,dobësia financiare që vazhdon akoma,përpjekjet për të diskredituar dhe etiketuar,por edhe për të tërhequr një objektiv përmes rrotullimeve të ndryshme dhe trillimin e një historie.

Përpjektjet për të na frikësuar dhe për të na shuar,të cilat i kemi ende prezente,janë paditë e kompanisë beogradase Milenium të afërt me qeverinë,e cila na ka paditur vetëm sepse po bënim punën tonë dhe kemi raportuar nga një konferencë për shtyp e një partije opozitare dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej 200.000 eurove.

Ndërkohë, në rradhë të parë falë mbështetjes së kolegëve nga disa media,shoqatave të gazetarëve dhe publikut,kjo kërkesë u reduktua në 200 euro.Por ende është e paqartë pse mediat në Sërbi mund të paditen vetëm se e kanë bërë punën e tyre dhe e kanë informuar publikun.

Në ndërkohë jemi paditur nga dy drejtorë të kësaj kompanie për “dhimbjen shpirtërore” që në rastin e tyre kushton dy milionë.

Aq është kërkesa e tyre për dëmshpërblim.

Ende jemi në pritje të gjykimit për këto padi.

Gjithsesi,ne vazhdojmë që punën e ndershme të informimit të publikut ta bëjmë siç e kemi bërë deri tani:profesionalisht,me përgjegjësi,në përputhje me standardet e gazetarisë,të Kodit Etik,pa kompromis dhe gjithmonë dhe ekskluzivisht në interes të publikut.

JUGpress është agjensioni i parë i krijuar jashtë Beogradit me qëllim që të merret me tema rajonale.

JUGpress (www.jugpress.com), selia e të cilit është në Leskoc,i përcjell ngjarjet në jug të Sërbisë (në veçanti në Bujanoc,Preshevë dhe Medvegjë), ne Kosovë dhe Metohi,Maqedoninë veriperëndimore por edhe në rajonin më gjerë.

JUGpress ka një politikë të qartë editoriale e cila bazohet në rrespektimin e të gjitha standardeve profesionale dhe etike,informacioneve të sakta,të verifikuara dhe të besueshme dhe gazetarisë jo tabloide dhe punës ekskluzivisht në interes të publikut.
JUGpress boton tekste në gjuhën sërbe,shqipe,rome dhe bullgare.

Agjencia JUGpress është i pari agjencion që në faqen e saj ka publikuar tv regjistrime e që këtë nuk e kanë bërë as mediat e mëdha qendrore dhe është media e parë në Sërbi që e ka sjellë shërbimin në gjuhën shqipe.
Është anëtar i Shtypit Lokal dhe Shoqatës së Mediave Online dhe është kompetent i Këshillit për shtyp.

Gjashtëmbëdhjetë vjetorin JUGpress e pret me një koncept multimedial, i cili përveç shërbimeve klasike informative lajmet, të shkruara,audio,foto dhe televizione përfshin edhe Internetin televiziv web TV JUGpress.

Themeluesi i JUGpress është OJQ Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Sërbisë Jugore.

JUGpress

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare