Edhe tri ditë për thirrjen publike për rregullimin e energjisë

Postuar nga:JUGPRESS      6 Qershor 2022

Bujanoc

Ftesa publike e lëshuar nga Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit zgjat edhe tri ditë, në të cilën ftohen subjektet afariste që të marrin pjesë në zbatimin e masave për përmirësimin e energjisë për objektet banesore në territorin e kësaj komune.

Qëllimi i projektit është zbatimi i masave për përmirësimin e energjisë, me qëllim të avancimit të efikasitetit energjetik dhe rritjes së përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në amvisëritë në komunën e Bujanocit.

Në ftesën publike janë të numëruara masat e mëposhtme të efikasitetit të energjisë:

-Zëvendësimi i dritareve dhe dyerve të jashtme dhe elementëve të tjerë transparentë të mbështjellësit termik me vetitë e duhura termike sipas dhomave të pa ngrohura për apartamente dhe shtëpi;

– instalimi dhe blerja e materialeve për izolim termik të mureve, dyshemeve në tokë dhe pjesëve të tjera të mbështjellësit termik në hapësirën e pa ngrohur për shtëpitë familjare, përveç çatisë dhe tavaneve për shtëpitë familjare dhe komunitetet e banimit;

– montimi dhe blerja e materialeve për termoizolim nën mbulesën e çatisë për shtëpitë familjare,

-blerja dhe instalimi i kaldajave të biomasës (pelet druri), ngrohësve të hapësirës, ​​ose zëvendësimi i ngrohësve ekzistues (bojler ose sobë) me ato më efikase, për shtëpi dhe apartamente familjare,

-ndërrimi i rrjetit ekzistues ose instalimi i një rrjeti të ri tubash, ngrohës radiatorësh dhe mjetet përcjellëse për shtëpi dhe apartamente familjare,

-blerja dhe instalimi i pompave të nxehtësisë dhe instalimeve shoqëruese të sistemit të ngrohjes (ngrohës hapësinor ose ngrohës i kombinuar) për shtëpitë familjare,

-blerja dhe montimi i kolektorëve diellorë në instalimin për përgatitjen qendrore të ujit të harxhueshem të ngrohtë, për ngrohjen sanitare të amvisërisë dhe instalimet përcjellëse të sistemit të ngrohjes për shtëpitë familjare.

 Dokumentacioni i konkursit për Ftesën Publike mund të shkarkohet nga uebfaqja e Komunës së Bujanocit www.bujanovac.rs

Mjetet për bashkëfinancim dhe rregullimin(përmirësimin) energjetik të objekteve, gjithsej dhjetë milionë, janë siguruar nga Komuna e Bujanocit dhe Ministria e Minierave dhe Energjetikës – Drejtoria për financim dhe inkurajim të efikasitetit të energjisTë dy dhanë pesë milionë dinarë secili.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare