Postuar nga:JUGPRESS 6 Qershor 2022
Bujanoc-Preshevë-Njujork
Katër politikanë,përfaqësues të shqiptarëve nga jugu i Sërbisë, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi,ish deputeti në Kuvendin e Sërbisë dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa si dhe kryetarja e komunës së Preshevës deri para pak kohësh Ardita Sinani janë takuar sot në Njujork me kryetarin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,Ferit Hoxhën, i cili është përfaqësues i Shqipërisë në këtë organ.
Politikanët nga Bujanoci dhe Presheva e kanë informuar Hoxhën rreth ngjarjeve politike në Luginën e Preshevës,si dhe me shumë mundësi zgjidhjen e këtyre problemeve që janë mbledhur me vite për shqiptarët që jetojnë në jug të Sërbisë.
Nesër në Uashington, pritet që delegacioni nga Lugina e Preshevës të takohet me Departamentin e Shtetit Amerikan.
Shqipëria është zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të OKB-së në qershor të vitit 2021,kurse mandati i saj ka filluar këtë vit.
Kryesia e saj në Këshillin e Sigurimit ka nisur para pak ditësh dhe do të zgjasë një muaj.