Dhjetë milion dinarë ndihmë për student nga buxheti i Bujanocit

Publikuar nga Jugpress: 21 gusht 2020.

BUJANOC

Nga buxheti i komunës së Bujanocit janë ndarë dhjetë milionë dinarë ndihma për studentët e kësaj komune.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, njoftoi se këtë mëngjes nënshkroi pagesën e kësaj ndihme për 725 studentë, për të cilat tha se arrijnë vlerën e 9.988.000 dinarëve, që është ekuivalente me rreth 85.000 euro.

Këto para janë pjesë e buxhetit të të komunës së Bujanocit për këtë vit.

Ndihmat e njëerëshme u jepen studentëve nga të tre komunitetet, shqiptarë, serbë dhe romë.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare