Ragmi Mustafa dhe PVD të parët edhe pse nuk kanë fituar në asnjë komunë

POSTUAR: JUGPRESS 13 Nëntor 2022

BUJANOC-PRESHEVË-MEDVEGJË

Ragmi Mustafa dhe Partija për Veprim Demokratik (PVD) kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptarë,tregojnë rezultatet preliminare.

Mustafa dhe PVD nuk kanë fituar në asnjërën nga komunat ku është votuar sot por me mbledhjen e të gjitha rezultateve kanë fituar vendin e parë me 4.129 vota.

E dyta është Alternativa për Ndrzshim dhe kandidati i saj Levent Qazimi,ata kanë fituar në Preshevë kurse në total kanë gjithsej 3.825 vota.

E treta është lista e Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), e cila ka marrë numrin më të madh të votave në Bujanoc kurse në total kanë gjithsej 2.258 vota.

E katërta është lista e Partisë Demokratike (PD) e Nagip Arifit,që ka fituar në Medvegjë kurse në total ka gjithsej 1.766 vota.

E pesta është lista e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila ka marrë 999 vota.

Në zgjedhje kanë dalur 12.977 votues ose 35,8% nga 36.238 votues të regjistruar.

Në Bujanoc, sot kanë votuar 7.286 votues nga 16.904 të regjistruar,që është 43,1%.

Në Preshevë kanë votuar 5.505 nga 18.479 votues të regjistruar, ose 29,79%.

Në Medvegjë kanë votuar 186 votues nga 609 të regjistruar ( ose 30,54%).

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare