Pasivizimi i adresave problemi më i madh i shqiptarëve

MEDVEGJË – BUJANOVC – PRESHEVË

Problemi kryesor në Medvegjë është pasivizimi i adresave, me anë të të cilit në mënyrë dinake po bëhet
spastrimi etnik i Medvegjës nga shqiptarët, fatkeqësisht, kjo formë e përgjigjes është e detyruar për
shkak se qeveria jonë nuk i ka zgjidhur problemet e akumuluara me vite”, thotë Shaip Kamberi për
Agjencinë Informative Rajonale JUGpress, deputet në parlamentin e Sërbisë dhe kryetar i Partisë për
veprim demokratik.
Për këtë arsye është organizuar protesta në Medvegjë, e thirrur nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
” E gjitha kjo po ndodh në një shtet i cili formalisht gjindet në rrugën e integrimit evropian, e kjo që po
ndodh është krejtësisht absurde me parimet vetëqeverisëse evropiane, parimet e të drejtave të njerëzve
të pakicave, po ndodh në Sërbi, në Medvegjë dhe në çdo mënyrë tentohet të zvoglohet numri i
shqiptarëve në këtë komunë”, shtoi Kamberi.


” Nuk e di se për çfarë dhe në interes të kujt po bëhet e gjithë kjo. Sërbia si vend i cili është në rrugën e
integrimit evropian, gjithsesi duhet ta dijë se nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri sa nuk i
zgjidh problemet e të drejtave të pakicave. Përse po shtyhet e gjithë kjo, në interes të kujt? Kjo nuk është
një periudhë 2-3 vjeçare, por një periudhë prej 23 vitesh që nga programi i parë i qeverisë së Republikës
federale nga viti 2001, kur edhe është zgjidhur kriza e armatosur në Luginën e Preshevës, dhe kemi hyrë
në një proçes politik të zgjidhjes së problemeve në këto komuna i cili është konfirmuar në marrëveshjen
e vitit 2009, dhe i cili është rrumbullakosur me një plan 7 pikësh të cilin Qeveria e Repubikës së Sërbisë
e ka pranuar në tërësi si formë informacioni nga Trupi Koordinues në qershor të vitit 2013”, sqaron
Kamberi.
Shton se ” që atëherë deri më sot nuk ka ndodhur asgjë e rëndësishme në përmirësimin e të drejtave të
shqiptarëve”.
” Fatkeqësisht, kur është fjala për pozitën e shqiptarëve çdo herë është prezent nënçmimi (poshtërimi), e
kjo që po ndodh në Medvegjë është një shembull tipik i spastrimit etnik të shqiptarëve, e njëjta gjë është
edhe në Bujanoc e Preshevë. Shembull tipik i spastrimit etnik me masa administrative, që sipas
Kushtetutës së Republikës së Sërbis është e ndaluar dhe qartë shpreh se nuk mund të ndryshohet
imazhi i popullsisë në një komunë me masat administrative që mund të ndërmarrë shteti. Përgjigjja jonë
është si një protest, një tjetër formë e luftës politike për të drejtat tona dhe do të përpiqemi të kemi edhe
organizime të tjera jo vetëm veprimtaritë politike përmes parlamentit, këshillit kombëtar dhe pushtetit
vendor, sepse kjo që po ndodh nuk mund të tolerohet më.”
Në pyetjen se cilat janë arsyet që organet shtetërore i kanë dhënë për pasivizimin e adresave, Kamberi
thotë se ” shteti asnjeherë nuk ka dhënë rezultate të njejta të pasivizimit. Dikujt i jep diçka tjetër, e pastaj

një të treti diçka tjetër, që do të thotë se shteti po zbaton në mënyrë selektive proëesin e pasivizimit”, tha
Kamberi.
Ai thotë se edhe në një raport të Nismës ( Iniciativës) së të rinjve për të drejtat e njeriut nga Beogradi, të
cilët punuan në këtë temë ” është konstatuar qartë se proçesi i pasivizimit në komunën fqinje Leban
është 0,2% nga numri i pergjithshëm i banorëve. Në Medvegjë është 40%, e nga këta 40% shqiptarët
përbëjnë mbi 90%. Është e qartë se ndaj shqiptarëve po ushtrohet dhunë administrative me motive
etnike, dhe kjo duhet të ndalojë sepse tani e tutje do të organizohemi dhe të gjitha rastet do t'i çojmë në
Strazburg, kjo është e vetmja rrugë që na ka mbetur.”
Kemi konstatuar se nga Medvegja ka vite që njerëzit shpërngulen dhe në pyetjen tonë se a e dini
aktualisht sa shqiptarë jetojnë në Medvegjë, Kamberi thotë se ” nuk ekzistojnë statistikat.”
Megjithatë, Kamberi konsideron ” si një statistikë zyrtare është se mbi 15% të popullsisë së përgjithshme
në Medvegjë e përbëjnë shqiptarët, në një mënyre kjo ka mundësuar që të paktën formalisht gjuha
shqipe të mbetet gjuhë zyrtare në këtë komunë. Fakt është se në vitin 2018 shqiptarët kanë pasur 5,
madje dhe 8 vende të këshilltarëve në kuvendin lokal, ndërsa tani kanë rënë në dy vende. Kjo është si
pasojë e pasivizimit, pasojë e fshirjes së adresave dhe pasojë e fshirjes direkte nga lista zgjedhore,
degradim total nga MPB në raport me shqiptarët në këtë komunë dhe që është një shembull tipik i
diskriminimit dhe spastrimit etnik në këtë komunë”.
E kemi pyetur profesorin në pension Rexhep Abazi mos ndoshta ai e di sa adresa të shqiptarëve në
Medvegjë janë pasivizuar?
” Ne absolutisht nuk mund ta dimë numrin sepse nuk na është mundësuar kjo gjë” thotë ai për Agjencinë
Informative Rajonale JUGpress.
E pyesim se a i kanë kërkuar zyrtarisht këto të dhëna nga policia.
” Kemi kërkuar nga organet, por thonë se këto të dhëna janë të tyret, nuk janë në dispozicion për të
gjithë, megjithatë, për mendimin tim kjo nuk është me rëndësi sepse shërbimi kompetent mund t'i zbulojë
këto të dhëna kurdoherë. Nuk është me rëndësi që ne nerëzit e thjeshtë t'i dimë ato, pasi që ne atë
problem e bartim mbi supe dhe si i tillë është mjaft i vështirë për ne, e nëse e ngarkojmë edhe me të
dhënat do të jetë edhe më e vështirë,” thotë Abazi.
E pyesim se kujt, realisht i janë pasivizuar adresat, a janë ata njerëz që punojnë jashtë vendit ose që
janë lajmëruar për pasaportë, për udhëtim më të lehtë në BE e janë nga Kosova?

” Njerëzve që i janë pasivizuar adresat në Medvegjë, janë të lindur dhe të rritur këtu, ata të cilët kanë
mbaruar shkollën, punojnë dhe jetojnë këtu.
Megjithatë, nuk di ta them se çfarë ndodhi këtu. Më duket se shteti i ka ngarkuar vetes një turp sepse ne
jemi pakicë këtu.Cila është frika e shtetit dhe shoqërisë nga pakicat?
Është e palogjikshme të mendosh dhe të tregosh një lloj force ndaj më të dobëtit, kjo është marrëzi,”
thotë Abazi.
E pyesim atë se çfarë nuk mund të bëjnë njerëzit të cilëve i janë pasivizuar adresat, çfarë janë të
penguar të bëjnë?
” Mund të marrin frymë, të pijnë ujë, të hanë bukë, asgjë tjetër. Nuk kanë të drejtë as për një dokument
personal..
E pyesim, nëse është fjala për dokument të shtetit të Sërbisë.


” Po, ne jetojmë në shtetin e Sërbisë. Ata humbasin edhe të drejtat e të drejtave që kanë arritur e që janë
të përjetshme, siç janë pensionimi, e drejta për shkollim, për punësim, madje dhe e drejta për varrim që
nuk mund të bëhet pa një dokument të caktuar. Në të vërtetë ne jemi tani në një situatë ku nuk e dimë a
jemi të gjallë apo të vdekur. Nuk i përkasim as njërës e as tjetrës grupë, pra kjo është dobësia e shtetit
serb i cili po përpiqet të tregojë fuqinë ndaj pakicës më të dobët kombëtare këtu në Medvegjë e cila
asnjëherë më parë nuk ka shkaktuar probleme ligjore, as vepra penale e as ndonjë keqpërdorim dhe nuk
e di se ku na çon dhe çfarë përfiton Sërbia nga e gjithë kjo. Më shumë humbet shteti se ne. Kjo do ta
ketë një zgjidhje,do të ketë një epilog të bazuar në drejtësi ligjore, njerëzore, drejtësi nga Zoti, si të doni”,
thotë Abazi.

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Najnoviji
Najstariji Najviše glasova
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare