MITROVICA
Emitovanje programa TV Klan Kosova predstavlja ozbiljno kršenje novinarske etike,
iskrivljavanje javno dostupnog istraživanja, akt klevete protiv NVO Aktiv i direktnu pretnju
bezbednosti aktera civilnog društva na Kosovu.
NVO Aktiv najoštrije osuđuje i kategorički odbacuje netačne, zlonamerne i neodgovorne navode
iznete u emisiji Ora Shtatë televizije Klan Kosova 4. septembra 2025. Tokom emisije, novinar
Kuštrim Bekoli izneo je niz neosnovanih optužbi na račun naše organizacije, koje je opisao kao
„ekskluzivne informacije“.
Bekoli se pozvao na istraživački rad „Etni(z)acija kosovske policije: rušenje Ahtisarijevih temelja
građanske i multietničke institucije“, koji je zajednički objavilo pet organizacija civilnog društva.
Ova studija je javno predstavljena u decembru 2024. godine, uz prateće fotografske i video
dokaze, dokumentarno istraživanje i analizu javno dostupnih materijala, uključujući Ustav
Kosova, Zakon o policiji i disciplinske propise. Izveštaj je javno podeljen sa svim medijima na
Kosovu putem saopštenja za javnost. Svaka tvrdnja o „ekskluzivnosti“ je, stoga, netačna. Ono što
je Klan Kosova predstavio jeste iskrivljavanje, zloupotreba našeg rada i namerna dezinformacija.
Umesto da izveštava o istraživanju zasnovanom na dokazima i javno dostupnim izvorima, Bekoli
je naš rad lažno prikazao kao „napad na policiju i državu Kosova“. Takođe je tvrdio da su
informacije pribavljene nezakonito, iako je sav materijal korišćen u istraživanju već bio u javnom
domenu. Najteža optužba bila je tvrdnja da se NVO Aktiv bavi „špijunažom“ i da predstavlja
pretnju ustavnom poretku Kosova.
Takve klevetničke izjave predstavljaju ozbiljnu uvredu i opasno su predstavljene kao činjenice,
čime se naša organizacija i druge srpske NVO na Kosovu dovode u potencijalnu opasnost,
naročito u osetljivom i nestabilnom društveno-političkom okruženju u kojem radimo.
Želimo snažno da naglasimo:
Fotografije i materijali citirani u emisiji nisu „tajne istrage“. Reč je o javno dostupnim izvorima,
transparentno uključenim u monitoring izveštaj koji su pripremile organizacije civilnog društva
na osnovu direktnih posmatranja i proverljivih dokaza. Predstavljati ih kao ekskluzivne ili
skrivene podatke je grubo iskrivljavanje činjenica i manipulacija.
Nijednog trenutka Klan Kosova niti novinar Bekoli nisu kontaktirali NVO Aktiv radi pojašnjenja,
komentara ili objašnjenja pre emitovanja ovako ozbiljnih optužbi. Time su grubo prekršeni
novinarska etika i načelo uravnoteženog izveštavanja.
Prikazivanjem NVO Aktiv kao „špijuna“ i „neprijatelja“, emisija stigmatizuje našu organizaciju i
stavlja naše zaposlene i partnere u direktnu ličnu opasnost, izlažući ih zastrašivanju i mogućem
nasilju.
Ovo nepažljivo ponašanje ne može biti shvaćeno kao obična greška u izveštavanju. Radi se o
orkestriranoj kampanji blaćenja koja potkopava civilno društvo, delegitimizuje glas srpske
zajednice na Kosovu i ugrožava same temelje multietničkog i demokratskog društva. Takođe, ovo
predstavlja deo šireg obrasca napada ne samo na NVO Aktiv već i na druge srpske NVO koje
dosledno brane prava zajednice i vladavinu prava na Kosovu — prava zagarantovana
institucionalnim mehanizmima koje same institucije kontinuirano podrivaju. Uz to, ovakav
napad predstavlja udar na slobodu izražavanja i pokušaj da se utišaju kritički glasovi koji
razotkrivaju nepravilnosti.
Shodno tome, NVO Aktiv će podneti krivičnu prijavu protiv Klan Kosova i Kuštrima Bekolija zbog
namernog širenja neistina i klevete, uverenа da ovakvi zlonamerni postupci moraju biti predmet
pravne odgovornosti.
NVO Aktiv poziva na sledeće:
- Istovremeno, pozivamo regulatorne institucije Kosova, kao što su Nezavisna komisija za
medije (IMC) i samoregulatorno telo Savet za štampu Kosova, kao i međunarodnu
zajednicu, da reaguju odlučno. Ćutanje pred ovako neodgovornim izveštavanjem samo bi
ohrabrilo dalje kampanje delegitimizacije i zastrašivanja aktera civilnog društva. - Medijska udruženja, poput Udruženja novinara Kosova, i šire, moraju braniti odgovorno
novinarstvo i javno se ograditi od ovakvih kršenja profesionalnih standarda. - Kosovske institucije, posebno Tužilaštvo, moraju odmah da istraže delovanje Klan
Kosova, pokrenu odgovarajuće postupke i preduzmu konkretne korake kako bi zaštitile
civilno društvo od kampanja blaćenja i narativa mržnje. - Organizacije civilnog društva na Kosovu i šira javnost ne smeju ostati nema, niti upasti u
zamku verovanja ili širenja ovih neosnovanih optužbi. Lažne informacije predstavljaju
jednu od najvećih pretnji krhkom multietničkom društvu na Kosovu; odbrana istine i
odgovornosti je zajednička obaveza svih.
NVO Aktiv će nastaviti da sprovodi svoju misiju transparentno i odgovorno. Pokušaji blaćenja i
zastrašivanja samo dodatno potvrđuju značaj našeg rada na izgradnji poverenja, odbrani prava i
promociji demokratske kulture na Kosovu.
Shpifje, Dezinformim dhe Rrezikim i Shoqërisë Civile
Transmetimi nga Klan Kosova përbën një shkelje serioze të etikës gazetareske, një
shtrembërim të hulumtimeve të disponueshme publikisht, një akt shpifjeje kundër OJQ Aktiv
dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e aktorëve të shoqërisë civile në Kosovë.
OJQ Aktiv dënon ashpër dhe mohon kategorikisht akuzat e pasakta, dashakeqe dhe të
papërgjegjshme të transmetuara në programin Ora Shtatë të Klan Kosovës më 4 shtator 2025.
Gjatë emisionit, gazetari Kushtrim Bekolli bëri një sërë akuzash të pabazuara ndaj organizatës
sonë, të cilat i paraqiti si “informacione ekskluzive”.
Bekolli iu referua punimit kërkimor “Etnizimi i Policisë së Kosovës: Shkatërrimi i Themeleve të
Ahtisaarit për një Institucion Qytetar dhe Multietnik”, i publikuar bashkërisht nga pesë
organizata të shoqërisë civile. Ky studim u prezantua publikisht në dhjetor 2024, i shoqëruar
me dëshmi fotografike dhe video, hulumtim dokumentar dhe analizë të materialeve të
disponueshme publikisht, përfshirë Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Policinë dhe rregulloret
disiplinore. Raporti u shpërnda publikisht me të gjitha mediat në Kosovë përmes një komunikate
për media. Çdo pretendim për “ekskluzivitet” është pra i pavërtetë. Ajo që paraqiti Klan Kosova
është një shtrembërim, keqpërdorim i punës sonë dhe dezinformim i qëllimshëm.
Në vend që të raportonte mbi këtë hulumtim të bazuar në prova dhe të disponueshëm
publikisht, Bekolli e paraqiti në mënyrë të rreme punën tonë si një “sulm ndaj policisë dhe
shtetit të Kosovës”. Ai madje pretendoi se informacioni ishte siguruar në mënyrë të paligjshme,
pavarësisht faktit se i gjithë materiali i cituar në hulumtim ishte tashmë në domenin publik. Më
shqetësuesja, Bekolli akuzoi se OJQ Aktiv merret me “spiunazh” dhe paraqet kërcënim për
rendin kushtetues të Kosovës.
Akuza të tilla shpifëse përbëjnë fyerje të rëndë dhe u paraqitën në mënyrë të papërgjegjshme si
fakte të vërtetuara, duke vënë organizatën tonë dhe OJQ-të tjera serbe në Kosovë në rrezik të
mundshëm, veçanërisht duke marrë parasysh mjedisin shoqëror e politik shumë të ndjeshëm
dhe të paqëndrueshëm në të cilin veprojmë.
Theksojmë fuqishëm:
Fotografitë dhe materialet e përmendura në program nuk janë “hetime sekrete”. Ato janë
burime publikisht të qasshme, të përfshira në mënyrë transparente në raportin e monitorimit të
përgatitur nga disa organizata të shoqërisë civile mbi bazën e vëzhgimeve të drejtpërdrejta dhe
provave të verifikueshme. Paraqitja e tyre si përmbajtje ekskluzive ose e fshehur është
shtrembërim dhe manipulim i hapur i fakteve.
Në asnjë moment Klan Kosova apo gazetari në fjalë nuk kanë kontaktuar NVO Aktiv për sqarim,
koment ose shpjegim para se të transmetonin këto akuza të rënda. Kjo përbën shkelje flagrante
të etikës gazetareske dhe mohimin e parimit të raportimit të balancuar.
Duke e portretizuar NVO Aktiv si “spiunë” dhe “armiq”, programi e stigmatizon organizatën tonë
dhe i vendos stafin dhe partnerët tanë në rrezik të drejtpërdrejtë personal, duke i ekspozuar
ndaj frikësimit dhe mundësisë së dhunës.
Ky veprim i pamatur nuk mund të trajtohet si një gabim i thjeshtë në raportim. Ai përbën një
fushatë të orkestruar shpifjesh që minon shoqërinë civile, delegjitimon zërin e komunitetit serb
në Kosovë dhe cenon vetë themelet e një shoqërie multietnike dhe demokratike. Po ashtu
shihet si pjesë e një modeli të vazhdueshëm sulmesh, jo vetëm ndaj OJQ Aktiv, por edhe ndaj
organizatave të tjera serbe të shoqërisë civile në Kosovë, të cilat mbrojnë me përkushtim të
drejtat e komunitetit dhe sundimin e ligjit — të drejta të garantuara nga mekanizma
institucionalë që shpesh minohen nga vetë institucionet shtetërore.
Kjo përbën gjithashtu një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe një përpjekje të qëllimshme për të
heshtur zërat kritikë që ekspozojnë keqpërdorime dhe shkelje.
Prandaj, OJQ Aktiv do të paraqesë kallëzim penal kundër Klan Kosovës dhe Kushtrim Bekollit për
shpërndarjen e qëllimshme të të pavërtetave, duke qenë të bindur se veprime të tilla dashakeqe
duhet të jenë objekt i përgjegjësisë ligjore.
OJQ Aktiv bën thirrje për sa vijon:
- Njëkohësisht, ne u bëjmë thirrje institucioneve rregullatore të Kosovës, si Komisioni i
Pavarur i Mediave (KPM), organit vetërregullues Këshilli i Mediave të Shkruara të
Kosovës, si dhe komunitetit ndërkombëtar, të reagojnë në mënyrë vendimtare. Heshtja
përballë raportimit të tillë të papërgjegjshëm vetëm sa do të inkurajonte fushata të
mëtejshme delegjitimimi dhe intimidimi ndaj aktorëve të shoqërisë civile. - Shoqatat e gazetarëve, si Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe të tjera, duhet të
mbrojnë gazetarinë e përgjegjshme dhe të distancohen publikisht nga këto shkelje të
standardeve profesionale. - Institucionet e Kosovës, veçanërisht Prokuroria, duhet të hetojnë menjëherë veprimet e
Klan Kosovës, të nisin procedurat e duhura ligjore dhe të ndërmarrin hapa konkretë për
të mbrojtur shoqërinë civile nga fushatat e shpifjeve dhe narrativat e urrejtjes. - Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe publiku i gjerë nuk duhet të qëndrojnë të
heshtur, as të bien në grackën e besimit apo përforcimit të këtyre akuzave të pabazuara.
Informacioni i rremë është një nga kërcënimet më të mëdha për shoqërinë multietnike
të brishtë të Kosovës; mbrojtja e së vërtetës dhe llogaridhënies është përgjegjësi e
përbashkët e të gjithëve.
OJQ Aktiv do të vazhdojë ta ndjekë misionin e saj me transparencë dhe përgjegjësi. Përpjekjet
për të na njollosur dhe frikësuar vetëm sa e theksojnë rëndësinë e punës sonë në ndërtimin e
besimit, mbrojtjen e të drejtave dhe promovimin e kulturës demokratike në Kosovë.
