Postoi: JUGPRESS 24 dhjetor 2023
PRESHEVË
Thuajse të gjithë duan të ikin dhe arsyeja është pamundësia për të gjetur punë në Preshevë, por edhe
një arsye mjaft e rëndësishme është frika për vendin e punës kur ndërrohet pushteti lokal.
Çfarë mendojnë të rinjtë, a është Presheva vend i duhur ku ata do jetonin dhe ta ndërtojnë të ardhmen e
tyre.
Në diskutim morën pjesë individualisht pesëdhjetë të rinj, prej tyre 30 vajza dhe 20 meshkuj, prej moshës
18 deri 26 vjeç.
Shumica e të rinjve me të cilët kemi biseduar, thanë se Presheva nuk është vendi i duhur për jetesë dhe
si arsye kryesore janë mundësitë e vogla për punësim. Ata besojnë se pamundësia për të gjetur punë
është për shkak se Presheva është një qytet i vogël.
Disa thanë se Presheva është vendi i duhur vetëm për ata të cilët janë të punësuar dhe e kanë gjetur
veten këtu.
Gjithashtu, një arsye shumë e rëndësishme e dhënë nga të rinjt është sepse janë minoritet në Sërbi dhe
janë të diskriminuar nga shteti.
Në pyetjen se a mendojnë se mund të gjejnë punë në Preshevë, përgjigjet ishin të ndryshme.
Disa thonë se nuk është e lehtë të gjesh punë në Preshevë, sidomos për ata që janë të diplomuar dhe
duan të punësohen në profesion të tyre, sespe nuk ka mjaftueshëm institucione ku mund të bëjnë punën
që ata duan.
E disa prej tyre thonë se mund të gjejnë punë në sektorin privat, por kjo punë nuk paguhet mirë dhe
sipas tyre nuk ka një orar pune të caktuar.
Në pyetjen, a planifikojnë të shkojnë jashtë vendit,dhe në cilat vende do shkonin më parë, thuajse të
gjithë janë përgjigjur se planifikojnë të shkojnë jashtë vendit, vetëm një pakicë tha se nuk planifikojnë të
largohen, do të shkonin vetëm për studime dhe pas mbarimit të tyre do donin të provonin së pari nëse
kanë mundësi punësimi në Preshevë.
Përgjigjet më të shpeshta ishin se ata do shkonin në Gjermani, Zvicër e disa thonë se më parë do
shkonin në Prishtinë.
Thonë se jashtë vendit do shkonin për shkak të gjendjes finansiare, sigurimit shëndetsor që këtu nuk e
kanë. Gjithashtu, thonë se punën të cilën do ta bënin këtu, jashtë vendit paguhet dyfish dhe standardi
jetësor është më i mirë se në Preshevë. Përveç këtyre arsyeve, është shumë e rëndësishme se të rinjt
duan të zhvillohen profesionalisht dhe të bëjnë karrierë.
Në pyetjen, nëse do qëndronin në Preshevë, cilat janë arsyet, të gjithë janë përgjigur se do qëndronin
vetëm për familjen, që mos t'i linin vetëm. Po të kishin biznesin e tyre dhe prej atyre fitimeve mund të
bënin një jetë më të mirë.
Ka edhe prej atyre që thonë se nëse do gjenin një punë që i përmbush profesionalisht dhe paguhet mirë,
dhe që ajo punë të jetë e sigurt e jo vetëm e përkohshme, atëherë do qëndronin në Preshevë.
Si t'i mbajmë të rinjt në Preshevë?
Përgjigja në këtë pyetje është krijimi i vendeve të reja të punës, hapja e fabrikave, investimi në industri të
ndryshme, hapja e qendrave inovative, mbajtja e seminareve për të rinjt dhe kurseve ( siç kanë theksuar
në arkitekture dhe IT- programim). Gjithashtu, të rinjt do qëndronin në Preshevë vetëm nëse do ta kishin
një punë të sigurt dhe të mos kenë frikë kur ndërrohet pushteti lokal.
Në pyetjen se cila është pozita e të rinjve dhe se a dëgjohet zëri i tyre, a interesohen politikanët për
dëshirat dhe nevojat e tyre, përgjigja ishte se të rinjt në Preshevë janë lënë në harresë nga ana e
politikanëve, sidomos nga ata në nivel shtetëror ,siç thanë, nuk e lejojnë zhvillimin e këtyre vendeve në
jug të Sërbisë, sepse jemi shqiptarë.
Vetë fakti se emigrimi është mjaft i madh flet shumë për pozitën e të rinjve në Preshevë.
Mënyra e vetme për të mbijetuar në Preshevë është punësimi në institucione shtetërore ose të keni
biznesin tuaj, gjë që nuk mund të arrihet nga çdo i ri.
Da li je Preševo dobro mesto za život, i zašto mladi odlaze?
POSTAVIO: JUGPRESS 24 DECEMBRA, 2023
PREŠEVO
Skoro svi žele da odu a razlog je nemogućnost nalaženja posla u Preševu ali I, kao jedan od bitnih momenata, strah za radno mesto kada se menja lokalna vlast
Šta mladi misle, da li je Preševo dobro mesto gde bi oni živeli I ćime žele da se bave ubuduće.
U razgovoru je pojedinačno učestvovalo pedesetak mladih, 30 devojaka I 20 mladića uzrasta od 18 do 26 godina.
Većina mladih sa kojima smo razgovrali, je rekla da Preševo nije dobro mesto za život a kao glavni razlog navode da su mogućnosti da se zaposle ovde male.
Smatraju da je nemogućnost nalaženja posla zato što je Preševo mali grad.
Neki su rekli da je Preševo dobro mesto samo za one
koji već su se zaposlili i našli su sebe ovde.
Takođe, veoma važan razlog koji su mladi naveli jesto to što su manjina u Srbiji i diskriminisani
su od strane države.
Na pitanje da li misle da mogu da nađu posao u Preševu odgovori su različiti.
Neki su rekli da nije lako da nađu posao u Preševu, naročito kad su
završili fakultete da je teško da se zaposle u svojoj profesiji, pošto nema mnogo ustanova gde mogu da rade posao koji oni žele.
A nekoliko od njih je reklo da mogu da nađu posao u privatnom sektoru, ali da se taj posao ne plaća
dobro i kao što su rekli nema to određeno radno vreme.
Na pitanje, da li planiraju da idu u inostranstvo, i na koja mesta bi otišli najpre skoro svi su odgovorili da da planiraju da idu u inostranstvo, samo jedna manjina je reklo da ne
planira, otišli bi samo na studije i hteli bi da prvo probaju u Preševo da li mogu da se zaposle.
Najčešcći odgovori su bili da bi voleli da žive u Nemačkoj, Švajcarskoj a neki bi živeli I u Prištini.
U inostranstvo bi, kažu, otišli zbog finansijskog stanja, zdravstvenog osiguranja koje ovde nemaju. Takođe, rekli su da se posao koji bi radili ovde u inostranstvo se plaća duplo i životni standardje bolji nego u Preševo. Osim ovih razloga, veoma je važno I to da mladi žele da se razvijaju u svojoj profesiji, da imaju karijeru.
Na pitanje , ako bi ostali u Preševo, koji su razlozi za to, svi su se odgovarali da bi to bilo samo zbog
Porodice , da ih ne ostave same . I kad bi imali svoj sopstveni biznis, da bi od svoje zarade mogli pristojno da žive.
ima i od onih koji su rekli da ako bih našli posao koji ih profesionalno ispunjava i dobro se plaća
,a i da taj posao bude siguran, ne samo na ugovor, onda bi ostali u Preševu.
Kako da se zadrže mladi u Preševu?
Odgovor na ovo pitanje je otvaranje novih radnih mesta, otvaranje fabrika, ulaganje u
Različite industrije, otvaranje inovativnih centara, da se održavaju seminari za mlade, kursevi
( kao što su naveli iz arhitekture i IT- programiranja). Takođe, mladi bi ostali u Preševo samo kad
bi imali siguran posao, i kad se ne bi osećali nesigurno kad se menja lokalna vlast.
Na pitanje kakav je položaj mladih i da li se čuje njihov glas, da li ih političari pitaju šta
žele, odgovor je bio da su mladi u Preševo zaboravljeni od strana političara, naročito od onih na državnom nivou I da se, kako su reklli ne dozvoljavaju razvoj ovih mesta gde su Albanci na jugu Srbije.
Sama činjenica da je emigracija tako velika, dovoljno govori o položaju mladih u Preševo. Jedini način
da preživite u Preševu je ako se zaposlite u državnim ustanova ili da imate sopstveni biznis, a to
je teško da može da postigne većina mladih. (kraj) RR/LJS