A është karta e anëtarësimit në parti e vetmja rrugë për tu punësuar mes të rinjve shqiptarë?

POSTOI: JUGPRESS 28 dhjetor 2023
PRESHEVË – BUJANOC

Çfarë mendojnë të rinjtë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, a duhet të jenë anëtarë të partive
në pushtet në ato komuna për të gjetur ndonjë vend pune.

Bashkëbiseduesit tanë besojnë se në këto komuna është e vështirë të gjesh punë, përveç në
sektorin privat ku pagat janë të ulëta dhe se kushti i vetëm për punësim në sektorin publik është
përkatësia partiake.

“Mendoj se është e vështirë të gjesh punë në Preshevë, sepse është një qytet i vogël dhe
mundësitë për të gjetur punë janë të pakta.Mund të gjesh punë në sektorin privat, por nëse flasim
nga aspekti profesional, atëherë duhet të jesh anëtar i partisë në pushtet që të punësohesh ose
duhet të punoni diçka për të cilën nuk jeni të kualifikuar profesionalisht.
Unë personalisht nuk kam gjetur punë me ndihmën e asnjë partie politike, pasi punoj në një
kompani private, por sigurisht që nëse dëshiron të punësohesh në institucionet shtetërore, duhet
të jesh anëtar i partisë në pushtet.
Punësimet partiake kanë anë të mira dhe të këqija sepse dikush ka avantazhe dhe dikush tjetër jo.
E keqja e kësaj është sepse punësohet dikush që mund të mos i plotësojë të gjitha kriteret e asaj
pune dhe ai që e meriton atë vend dhe ka nevojë për atë punë, detyrohet të shkojë jashtë vendit”,
thotë kështu bashkëbiseduesja jonë, e cila është e punësuar në sektorin privat.

“Mendoj se punësimi partiak është një fenomen që ndodh shumë në Preshevë, por nuk
përjashtohen as mënyrat tjera të punësimit. Në të gjithë botën, krijimi i një rrjeti të mirë me
njerëzit ndihmon në gjetjen e një pune, e njëjta gjë ndodh edhe në Preshevë. Një mik, një anëtar i
familjes rekomandon një të afërm, e kështu me radhë.
Punësimi partiak nuk ka filluar sot, ka nisur shumë vite më parë dhe tani është kthyer në një rrotë
që nuk ndalet. Është një fakt që të gjithë e pranojnë, por i bën shumë dëm shoqërisë sonë, më
shumë dëm sesa dobi. Çdo herë kur ndërrohet pushteti,ndryshojnë edhe vendet e punës në
komuna, shkolla dhe spitale, ku punonjësit e mëparshëm zëvendësohen nga punonjës të pushtetit
të ri. Ky fenomen na dëmton neve si shoqëri sepse nuk ka siguri dhe të ardhme në punë në
qytetin tonë”, paralajmërojnë bashkëbiseduesit tanë të rinj.

“Të rinjtë dhe punësimi janë dy tema të ndjeshme në vendin tonë, sepse kush dhe çfarë do të
punojë varet nga pushteti aktual. Për mendimin tim, kjo çon në konflikt mes njerëzve të të njëjtit
profesion, ku vlerat i përcakton vetë pushteti. Mënyra e vetme për të gjetur një punë pa u varur
nga një parti është nëse jeni i vetmi kandidat i kualifikuar në atë lëmi.
Unë mendoj se punësimet partiake janë të pavlera, pasi janë të rrallë ata njerëz që edhe pas rënies
së pushtetit mund të vazhdojnë të punojnë. Kjo është një temë që nuk ka fund, sepse edhe ata
politikanë që premtuan se nuk do të ketë të tilla gjëra gjatë udhëheqjes së tyre e thyen atë
premtim, dhe bënë të njëjtën gjë si politikanët e mëparshëm”, thonë bashkëbiseduesit tanë.

Da li je članska karta stranke jedini put do posla i među mladim Albancima?

POSTAVIO: JUGPRESS 28 DECEMBRA, 2023

PREŠEVO-BUJANOVAC

Šta mladi Albanci iz Bujanovca i Preševa misle, da li moraju biti članovi stranaka na vlasti u tim opštinama da bi dobili bilo kakvo radno mesto.

Naši sagovornici smatraju da je u ovm opštinama teško naći posao , sem u privtanom sektoru gde su plate male a da je za zapošljavanej u javnom sektoru isključivi uslov partijska pripadnost.



“Mislim da je teško naći posao u Preševu zbog toga što je mali grad i mogućnosti da se zaposliš su male.
Možeš naći posao u privatnom sektoru ali ako govorimo sa stručnog aspekta, onda moraš biti član
stranke u vlasti da bi se zaposlio ili moraš da radiš nešto za šta nisi stručno kvalifikovana.
Ja, lično, nisam se zaposlila pomoći nijedne političke stranke pošto radim u privatnom preduzeću, ali
naravno ako bih htela da se zaposlim u državnim ustanovama , obavezno je da budeš član stranke na
vlast.
Partijsko zapošljavanje može biti i dobro i loše zbog toga što neko ima prednosti a neko drugo
nema.Loše, zato što se neko ko možda ne ispuni sve kriterijume tog radnog mesta zaposli, a onaj što
zaslužuje to mesto i neophodan mu je taj posao, prinuđen je da ide u inostranstvo”, smatra naša sagovornica koja je posao našla u privatnom sektoru.


“Mislim da je partijsko zapošljavanje pojava koja se dosta dešava u Preševu, ali nisu isključeni ni drugi
načini zapošljavanja. Svuda u svetu stvaranje dobre mreže sa ljudima pomaže u pronalaženju posla, to se
dešava i u Preševo. Prijatelj, član porodice preporučuje rođaka i tako dalje .
Partijsko zapošljavanje počelo je pre mnogo godina a sada je to postao točak koji ne staje. To je činjenica
koju svi prihvataju, ali to čini mnogo štete našem društvu, više štete nego koristi. Svaki put kada se vlast
menja, menjaju se i radna mesta u opštinu, školama i bolnicama, gde zaposleni iz prethodne
zamenjuju zaposleni nove vlasti. Ova pojava šteti nama kao društvo jer nema bezbednost i budućnost u
radu u našem gradu”, upozoravaju naši mladi sagovornici.


“Mladi i zapošljavanje su dve osetljive teme u našem mestu, zato što ko i šta će da radi zavisi od trenutne
vlasti. Po mom mišljenju ovo dovodi do sukoba među ljudima istog zvanja, gde vrednosti odredi sama
vlast. Jedini način da se zaposliš a da ne zavisi od neke stranke je ako si jedini kvalifikovani kandidat za tu
funkciju.
Mislim da su partijska zapošljavanja bezvredna, pošto retki su oni ljudi koji i posle padanje vlasti mogu
da nastave da rade. Ova tema nema kraj, zato što i oni političari koji su obećali da neće imati ovakve
stvari tokom svog upravljanja kršili su to obećanje, i radili isto kao što i prethodni političari”, smatraju naši sagovornici. 

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare