TRE VJET TË AGJENCISË RAJONALE JUG

Leskovc

Agjencia Rajonale e Informacionit JUGpres shënon trembëdhjetë vjet të ekzistencës dhe punës.

Gjatë trembëdhjetë viteve të fundit, JUGpres ka arritur të mbijetojë dhe të vazhdojë të punojë edhe pse ai ka qenë i ekspozuar ndaj llojeve të ndryshme të presionit.

Këto presione kulmojnë nga dita në ditë, shpesh në shikim të parë janë të padukshëm, por ndikojnë shumë para së gjithash në mbijetesën ekonomike të stafit redaktues.

Shepsh janë në pyetje presionet e hapura, financiare dhe lloje të tjera të presionit, për shkak të politikës së qartë redaktuese dhe profesionale, e cila udhëhiqet nga principi  se e vërteta është e shejntë dhe se detyra e medias është të jetë vetëm në shërbim të publikut.

Pra, pas ditëlindjes së trembëdhjetë, që e shënojmë me punë dhe me përpjekje, ne porosisim”kush mbijeton, do të tregojë”.

JUGpres është agjencia e parë e themeluar jashtë Beogradit me synimin për t'u marrë me temat rajonale, selia e të cilit është në Leskovc, përcjell ngjarjet në jug të Serbisë (me theks të veçantë në Bujanoc,Preshevë dhe Medvegjë), në Kosovë dhe Metohi, në Maqedoninë veriperëndimore, por edhe në rajonin më të gjerë, të standardeve etike, me informacione të sakta dhe të verifikuara dhe me gazetarinë jotabloide.

JUGpres publikon tekste në gjuhën serbe, shqipe, rome dhe bullgare.

Agjencia JUGpress për herë të parë ka filluar të publikojë në faqen e vet të internetit edhe fotografi  tv kur këtë nuk e  kishin bërë ende as mediat e mëdha qendrore, dhe e para nga mediumet në Serbiqë  e ka futur shërbimin në gjuhën shqipe.

Përmbajtjen e JUGpres-it e shrfytëzojnë edhe mediat qendrore në Serbi, nga Kosova, ish republikat jugosllave dhe vendet e rajonit.

Ai është anëtar i Shtypit Lokal dhe Asociacionit online dhe i pranon kompetencat e  Këshillit për Shtyp.

Përvjetori i trembëdhjetë i JUGpress-it e pret me një koncept multimedial të produksionit të

agjencive, të cilat, përveç shërbimeve klasike të lajmeve informative, të shkruara, me ton, fotografi dhe televizion, gjithashtu përfshin edhe tv e internetit Web TV.JUGpress.

udhëtimi i gjatë prej trembëdhjetë vjetësh nën kushtet në të cilat ekziston gazetaria, kemi kaluar me kokën lartë dhe në këmbë, krenar që e kemi çelur rrugën të cilat shumë media lokale,e kanë ndjekur dhe e ndjekin.

Veçanërisht jemi krenarë për bashkëpunimin që e kemi me shumë media në rajon që raportojnë në gjuhë të ndryshme.

Themelues i JUGpress-it është Qendra e OJQ-ve Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë.

Redaksia e JUGpress-it

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare