Ka përfunduar projekti “Nevojat kulturore të të rinjve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

 

Bujanoc

Në kuadër të projektit “Nevojat kulturore të të rinjve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë-Si të arrijmë te dialogu”, të cilin e financojnë Bashkimi Evropian, Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Republikës së Serbisë përmes programit PROGRESI Evropian, Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë, dje në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq”në Bujanoc ka organizuar konferencën përmbyllëse për gazetarë.

“Në kuadër të projektit është bërë hulumtimi në mesin e të rinjve serbë, shqiptarë dhe romë në tri komunat e jugut të Serbisë, cilat janë nevojat e tyre kulturore. Është bërë buletini nga ato analiza të hulumtimit, bazuar në mostrën e rastit, pastaj bisedat me të rinjtë nga të gjitha tri komunat dhe janë organizuar tri tryeza të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të rinjve, qeverive lokale, partive politike dhe sektorit joqeveritar”, ka thënë koordinatorja Lilana Stojanoviq.

Ajo ka sqaruar se aktiviteti i fundit, në bazë të këtij projekti, ishte tryeza e rrumbullakët në Beograd në të cilin ishin dhjetë bashkëbisedues.

Pjesëmarrësit ishin përfaqësues të të rinjve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, përfaqësues të komunave, të sektorit joqeveritar, si dhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, përpara Trupit Koordinues për jugun e Serbisë ishte Zoran Stankoviq, sekretarët e shtetit dhe ndihmësministrat në ministritë e Arsimit dhe Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, përfaqësues të Zyrës për të drejtat e njeriut dhe pakicave, të OSBE-së dhe të disa ambasadave.

Në Tryezën e Rrumbullakët mori pjesë edhe menaxheri i programit PROGRESSI Evropian Marko Vujaçiq.

“Ideja e mbajtjes së kësaj tryeze ishte që t’ua afrojmë nevojat e të rinjve të gjitha autoriteteve qendrore dhe publikut të gjerë”, ka thënë Stojanoviq.

Bratislav Stamenkoviq, bashkëpunëtor profesional i cili ka marrë pjesë në mënyrë aktive në këtë projekt, duke transmetuar përvojën e tij të pasur në punën me të rinjtë në jug të Serbisë, ka thënë se në disa momente ka qenë i impresionuar me numrin e të rinjve të cilët ishin të interesuar të marrin pjesë në këto tryeza të rrumbullakëta, veçanërisht në Medvegjë dhe Bujanoc.

Nëpërmjet këtyre bisedave, kemi vërejtur se ka pasur shumë prej këtyre problemeve me të cilët të rinjtë përballen, dhe më duket se qeveritë lokale dhe ministria nuk janë të vetëdijshme për këtë. Madje kemi arritur në të dhëna se të rinjtë në komunën e Preshevës, serbët dhe shqiptarët komunikojnë në gjuhën angleze, sepse kanë problem në komunikim.

Të rinjtë shqiptarë nuk e flasin serbishten, të rinjtë serbë nuk e flasin shqipen, por do të donin të shoqërohen. Në projekt janë identifikuar shumë nga ato probleme, kjo është prezantuar edhe në Beograd, dhe shpresoj se të gjitha këto hulumtime do t’u ndihmojnë qeverive vendore për të gjetur ndonjë zgjidhje më të mirë për të rinjtë, të cilët po përballen me këto probleme”, ka thënë Stamenkoviq.

Ky projekt ka zgjatur dhjetë muaj dhe të gjitha dokumentet janë punuar në të tri gjuhët.

 

Prati
Obavesti me o
guest

0 Komentara
Inline Feedbacks
Prikaži sve komentare